Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ngjarjet befasuese që ndodhën menjëherë pas vetëvrasjes së Hitlerit

4 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ngjarjet befasuese që ndodhën menjëherë pas vetëvrasjes së Hitlerit

Më 30 Prill 1945, Adolf Hitleri vrau veten në bunkerin e tij nëntokësor në Berlin. Ndikimi i aktit të tij në fund të luftës, ishte më shumë emocional sesa strategjik. Ai e vrau veten, kur e kuptoi që dorëzimi dhe kapja nga armiqtë ishin diçka e pashmangshme. Por vetëvrasja e Hitlerit, pati shumë pasoja dhe reagime në një nivel individual dhe kolektiv.

Shoferi dhe ndihmësit e Fyhrerit, u morën për orë të tëra me djegien e kufomës së tij

Para se të vriste veten me gruan e tij Eva Braun, Hitleri udhëzoi ndihmësin e tij Martin Borman, që trupat e tyre të digjeshin sa më shpejt që të ishte e mundur, në mënyrë që trupat e tyre të mos mund të ekspozoheshin kurrë nga aleatët fitimtarë.

Problemi ishte ku mund të gjendej aq shumë benzinë ​​për të realizuar këtë porosi. Rusët ishin shumë afër bunkerit. Ndaj mundësia e vetme, ishte zbrazja e karburantit nga automjetet e dëmtuara në garazhin nëntokësor të bunkerit.

Rreth 200 litra benzinë ​​u hodhën mbi të 2 trupat, që u dogjën nën syrin vigjilent të Borman dhe Jozef Gëbelsit. Kur karburanti u konsumua, trupat nuk ishin shpërbërë ende plotësisht. Prandaj procesi u përsërit pas disa minutash, duke gjetur dhe hedhur mbi kufomat qindra litra të tjera benzinë.

Himler dhe Gëring, u arratisën para vetëvrasjes së Hitlerit, udhëheqja e vendit iu la një admirali

Ditët e fundit të Rajhut të Tretë, disa zyrtarë nazistë u përpoqën të hynin në pazare me Aleatët, për të shmangur ndëshkimin pas luftës. Kur Hitleri mësoi tradhtitë e Herman Gëring dhe Hajnrih Himlerit, që të dy u arratisën nga Berlini pas ditëlindjes së Fyhrerit.

Hitleri e rishkroi menjëherë testamentin e tij të fundit politik, duke shprehur përbuzjen dhe zemërimin e tij për këto zhvillime. Presidenti i ri i Rajhut u emërua admirali Karl Dënic, ndërsa Jozef Gëbels do të bëhej kancelari i ri. Ai përjashtoi nga partia Gëringun dhe Himlerin.

Jozef dhe Magda Gëbels, vranë veten dhe 6 fëmijët e tyre të vegjël

Kur Hitleri qëlloi veten, Ministri i Propagandës Gëbels dhe gruaja e tij, Magda, vendosën të vrisnin veten dhe 6 fëmijët e tyre të vegjël. Magda donte që fëmijët e saj të mos mbijetonin, pasi besonte se ata do talleshin gjatë gjithë jetës. Ajo urdhëroi një oficer SS t’u bënte fëmijëve një injeksion morfine.

Kur ishin pa ndjenja, dikush i dha nga një kapsulë cianidi, që i vrau. Disa minuta më vonë, rreth orës 20:15, Jozef dhe Magda Gëbels, shkuan në dhomën e tyre. Ajo piu helm dhe u qëllua në kokë nga burri i saj. Jozefi qëlloi më pas veten në kokë, dhe një oficer urdhëroi një ushtar tjetër të qëllonte sërish mbi Gëbelsin, për t’u siguruar që ai kishte vdekur. Magda dhe Jozef Gëbelsin u dogjën pjesërisht. Mungesa e benzinës, bëri që kufomat të njiheshin nga sovjetikët.

Duke pasur dyshime, Stalini dërgoi në një ekip hetuesish për të gjetur trupin e Hitlerit

“Pra, bastardi ka vdekur? Sa keq që nuk e kapëm të gjallë!”, thuhej se reagoi Stalini kur dëgjoi lajmin e vdekjes së Hitlerit. Por ai dëshironte prova të forta të eleminimit të rivalit të tij. Ndaj njësinë elitare të hetimit sovjetik të njohur si SMERSH, që të sillte dëshmi të forta të vdekjes së Hitlerit.

Më 2 maj, operativët e SMERSH e mbyllën kopshtin e kancelarisë dhe zonën e bunkerit, dhe nisën hetimin sistematik në terren. Pas 3 ditësh, një oficer gjeti ato që dukej se ishin trupat e dy qenve, më pas eshtrat e Hitlerit dhe Eva Braunit. Ato ishin djegur shumë keq për t’u identifikuar vizualisht.

Trupat u zhvendosën në një vend të fshehtë, ku u hoq nofulla e Hitlerit, një protestë në nofull si një mjet i mundshëm identifikimi. SMERSH e gjeti zyrën e dentistit të Hitlerit, por ai vetë ishte arratisur në Perëndim. Sovjetikët arrestuan ndihmësen e dentistit, që tha se dhëmbët e Hitlerit ishin në një gjendje shumë të keqe, për shkak të pasionit ë Fyhrerit për tortat dhe ëmbëlsirat. Edhe pse Stalini e dinte të vërtetën dhe e pranoi fundin e Hitlerit, ai nuk e shpalli kurrë atë publikisht, duke preferuar të promovonte thashetheme të ndryshme për arratisjen e Hitlerit në Argjentinë, Spanjë ose diku tjetër në botë. Disa besojnë se ai e përdori këtë strategji, për të mbështetur axhendën e tij politike, të ruajtjes së tensionit midis fuqive të tjera botërore.

Një valë vetëvrasjesh përfshiu Gjermaninë

Shumë nazistë gjermanë, ndoqën shembullin e Hitlerit dhe Gëbelsit, duke vrarë veten e tyre. Vetëm në qytetin Demin, 1.000 qytetarë vranë veten në më pak se 72 orë, deri në pushtimin e qytetit nga rusët, pikërisht për të shmangur rënien në duart e sovjetikëve.

Ernst-Robert Gravic, një mjek nazist i përfshirë në eksperimentet e tmerrshme në kampet të përqendrimit, u ul me gruan e tij në tryezën e bukës dhe shpërtheu dy granata, duke vrarë të gjithë familjen e tij. Në të gjithë Gjermaninë, shumë mijëra njerëz, ose nazistë të flaktë që nuk mund ta duronin dot idenë e humbjes, apo individë të fajshëm për krime të tmerrshme, zgjodhën vetëvrasjen në vend se të kapeshin apo të arratiseshin.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/what-happened-after-hiter-died/philgibbons?ref=browse_list

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ArmiqtëBerlinHitlervetevrasje

TË LIDHURA

E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund
Bota

E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund

18:14 | 27/05/2025
TURQI – Zbulohet dhe riprodhohet një bukë 5 000-vjeçare
Kuriozitete

TURQI – Zbulohet dhe riprodhohet një bukë 5 000-vjeçare

13:32 | 27/05/2025
Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë
Kuriozitete

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Next Post
Shifra të frikshme në Kosovë, edhe 5 viktima nga koronavirusi

Kosova regjistron edhe 22 viktima nga koronavirusi

Zgjedhjet e para të 2 dhjetorit ‘45/ Enver Hoxha mori më shumë vota kundër

Zgjedhjet e para të 2 dhjetorit ‘45/ Enver Hoxha mori më shumë vota kundër

Përmetit ‘ia vënë syrin sheikët’, marrëveshje me Emiratet për projekte të tjera

Përmetit 'ia vënë syrin sheikët', marrëveshje me Emiratet për projekte të tjera

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë
Politikë

Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë

by mirseda
09:36 | 28/05/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në studion e "Ora News", komentoi reagimin e SHBA...

Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

09:28 | 28/05/2025
Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

09:26 | 28/05/2025
Merz në Finlandë: Europa duhet të jetë e përgatitur që ta mbështesë Ukrainën më gjatë

Merz në Finlandë: Europa duhet të jetë e përgatitur që ta mbështesë Ukrainën më gjatë

09:03 | 28/05/2025
Mafia italiane ndryshon taktikat: Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta ndajnë fitimet

Mafia italiane ndryshon taktikat: Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta ndajnë fitimet

08:54 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com