Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

Nga: Genc Pollo 

Në 11 nëntor 2014, isha i vetmi në “Top Show” që insistoja se deklarata sensacionale e Edi Ramës një ditë më parë në Beograd nuk ishte e dobishme dhe lipsej të ishte evituar. Të ftuarit e tjerë në studio, disa syresh të afërt me Ramën e Hashim Thaçin, ishin të ngazëllyer. Rama tha disi befas në konferencë shtypi me asokohe kryeministrin Aleksandar Vuçiç se Serbia duhet të njihte Kosovën.

Vuçiç reagoi me një “velika provokacija”, duke shtuar se deklarata e vizitorit homolog ishte e parakorduar. Sipas pamjeve televizive, Rama u prit me ngazëllim në Preshevë, ku dhuroi një pajisje modeste për maternitetin e qytezës e më pas në Kosovë. Shkak i ngazëllimit ishte deklarata e tij.

Në “Top Show” thashë se e kuptoja këtë reagim si kënaqësi “që ia tha në sy shkjaut”, por argumenti im ishte s kjo deklaratë, që nuk përmbante në thelb ndonjë qëndrim të ri të Tiranë që nga shpallja e pavarësisë në Prishtinë gjashtë vjet më parë. Dhe sidomos se me psikologjinë e “inatit ballkanik” fakti që kjo “sfidë” Beogradit i vinte nga Tirana më shumë e vononte se e afronte ditën e njohjes diplomatike të Kosovës.

Për të shtuar se edhe sikur kryeministri (Rama apo kushdo tjetër) të sillej me shumë delikatesë, Shqipëria pak forcë bindëse do të kishte ndaj Serbisë në këtë çështje. Pa e ditur (dhe pa e synuar) kisha kundërshtuar edhe kryetarin e partisë time e asokohe liderin e opozitës: njëkohësisht në një tjetër studio televizive ai, nën presionin e pyetjeve “a nuk ia bëri mirë Rama?”, pas ca kohe e lëshoi një “epo shumë mirë ia bëri”.

Tetë vite kanë kaluar, konsensusi mbarëkombëtar i ngazëllimtarëve duhet të përballet sot jo vetëm me vazhdimin e mosnjohjes diplomatike (këtu optimizmi do të ishte jorealist), por edhe me përkeqësimin në shumë plane të raporteve Kosovë-Serbi. Edhe pse kjo periudhë përkon me forcimin e raportit mes Kryeministrit në Tiranë dhe Vuçiçit në Serbi. As për modesti të rreme e as për domethënien e episodit nuk do e kisha shkruar sa më lart pa më yshtur një tëeet i sprasmë i Edi Ramës.

Duke shprehur lumturinë që Dritan Abazoviçi ishte tashmë Kryeministër i Malit të Zi, Rama, shtonte se kush “do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”. Dikush do të ishte qibar me tepri po t’i kujtonte Kryeministrit artist se Ballkani ka 10 shtete (pa llogaritur Kroacinë) dhe është i ndryshëm nga Ballkani Perëndimor që ai do të ketë pasur në mendje.

Por shumëkush lipset t’i kumtojë zotit Kryeministër se përshkrimi i zotit Abazoviç si i treti Kryeministër shqiptar është absurd. Dritan Abazoviçi (patriotët e internetit po i kërkojnë që të rikthehet në mbiemrin Abazi) kryeson një parti të vogël multietnike Ura. Në kushtet e krizës qeveritare të zgjatur ai mori iniciativën për të formuar një “qeveri të pakicave”. Dhe pati sukses sepse arriti të marrë mbështetjen e disa partive të vogla, ndër to edhe përfaqësuese të pakicave serbe, shqiptare, boshnjake e kroate; por edhe të Partisë Socialiste të Presidentit Gjukanoviç, e cila është më madhja në Parlament.

Detyrat kryesore të qeverisë Abazoviç, së cilës unë përzemërsisht i uroj sukses, janë kthimi i stabilitetit politik dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme vitin e ardhshëm. Por të kthehemi tek absurditeti i “kryeministrit shqiptar nr. 3”, në një shtet ku minoriteti shqiptar është afro 5% sipas censusit të fundit.

Imagjinoni sikur rrethanat ta sillnin që Vangjel Dule apo Pali Kolefski (kryebashkiaku i Pustecit për ata që nuk e dinë) të bëheshin Kryeministër në Tiranë. A e imagjinoni që Kryeministri në Athinë e Nikosia të lumturohej publikisht për Kryeministrin e tretë grek. Po shefin e qeverisë në Shkup që të ngazëllohej në “Facebook”, se kemi një tjetër kryeministër maqedonas; apo atë në Bullgari për të tretin Kryeministër bullgar (nuk po ndalemi te sherrnaja bullgaro-maqedonase për etnicitetin).

Edhe mundet. Por jam i sigurt që publiku do t’i shihte si deklarata qesharake; ose të paktën të ekzagjeruara. Presidenti Obama ishte zezaku i parë në atë ofiq. Dhe shumë afrikano-amerikanë do të jenë identifikuar me të më shumë se me presidentët e mëparshëm. Por tërë Amerika e bota nuk pa tek Obama zezakun në Shtëpinë e Bardhë, por Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Edhe zoti Abazoviç, ndryshe nga homologët e tij në Tiranë e Prishtinë, nuk i përket maxhorancës etnike; por ai vetëm ka rastësisht e përkohësisht pas vetes atë parlamentare.

Prandaj dhe shprehja se Ballkani ka tre kryeministra shqiptarë nëse është thënë seriozisht, duket absurde. Por Edi Rama nuk është i vetmi në këtë ushtrim absurditeti. Në rrjetet sociale vura re pafund dallgë shqiptare ngazëllimi për Kryeministrin e tretë. Në fund të fundit, edhe cektësia është njerëzore dhe në kohët tona imazhi po prevalon ndaj përmbajtjes. Por nëse patriotët e internetit gjetën një gëzim 24-orësh qeveritarët propagandistë ushtruan atë që romakët e quanin “bukë e cirk” e që në anët e kohët tona, ndryshe nga dy mijë vjet më parë, njihet si “ngopja me lugë bosh” për të dirigjuar vëmendjen aty ku nuk prish punë.

* Ish-ministër e deputet

Tags: Dritan Abazoviçrama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Berisha rrëzohet në Kuvendin Kombëtar (VIDEO)

Berisha rrëzohet në Kuvendin Kombëtar (VIDEO)

“Non grata”, Berisha: DASH s’ka asnjë provë, nuk e pranoj shpifjen

"Non grata", Berisha: DASH s’ka asnjë provë, nuk e pranoj shpifjen

Fifi do e hidhte në gjyq, reagon Donald Veshaj (VIDEO)

Fifi do e hidhte në gjyq, reagon Donald Veshaj (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com