Zëvendës Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Taxhikistanit Samariddin Alizoda u shkarkua nga posti i tij.
Ai u kritikua gjerësisht nga përdoruesit e mediave sociale pasi ngatërroi Korenë e Veriut me atë të Jugut.
Më 18 Mars, Alizoda erdhi i papërgatitur për konferencën speciale për shtyp mbi përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca në Taxhikistan, shkruan Aki Press.
Alizoda nuk mbante mend emrat e Drejtorit të Vendit të OBSH dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të UNICEF, teksa prezantoi folësit në konferencën për shtyp.
Më pas gjatë fjalimit të tij, ai ngatërroi Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut. Në përgjigje të vërejtjeve të të pranishmëve, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë tha nuk kishte rëndësi Koreja e Veriut ose e Jugut, sepse është Koreja gjithsesi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Alizoda u kritikua më pas në mbledhjen e bordit në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Presidenti Emomali Rahmon nënshkroi urdhrin e shkarkimit në 31 Mars.