A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?

Nga: Preç Zogaj

Dje u bashkova me grupin numerikisht modest të gazetarëve, që ndoqën në monitor në Kolegjin Posaçëm të Ankimit shqyrtimin e ankimimitt që ka bërë komisioneri publik, Florian Ballhysa, kundër kualifikimit nga Komisoni i Vetingut katërmedhjetë muaj më parë të Prokurorit Anton Martini, kandidat për anëtar i SPAK.

Jam një mbështetës konstant i Reformës në Drejtësi, i përpjekjeve për ngritjen e institucioneve të reja të saj. Kam kritikuar disa vonesa për kompletimin e SPAK-ut dhe në këtë kontekst me ka tërhequr vëmendjen kalvari i kandidatit Anton Martini, i cili ishte renditur në pesëshën e parë të kandidatëve të përzgjedhur nga KLP në bazë të vleresimit të tyre profesional dhe të integritetit.

S’mund të ndodhte ndryshe.

Prokurori Anton Martini është në mbrojtje të vazhduar policore që nga viti 2008 e deri sot për shkak të dënimeve që ka këkruar kundër bandave nga më të rrezikshmet në vend. Ai mund të jetë ndër të paktët në kushtet e dhënies nga policia të një mbojtjeje kaq të gjatë. Ky fakt flet shumë për statusin e tij.

Jam informuar se ndër gjashtë çmimet ndërkombetare që ka marrë Shqipëria për operacione të sukseshme kundër krimit të organiziuar, në pesë prej tyre ka emrin e tij si prokuror Anton Martini.

Ai ka çertificatë sigurie lëshuar nga DSIK

Më në fund, në janar të vitit 2020, Martini kaloi me sukses sitën e imët të vetingut.

Shtypi e njoftoi gjerësisht kualfikimin e tij, s’mbeti njeri i inreresuar pa e marrë vesh. Dy muaj më vonë, me 24 mars, vendimi për kualifkimin e tij u botua online në faqen e KPK-së dhe iu vu në disspozicion me email palëve të interesuara. Komisionerit publik iu deshën të kalonin dy muaj e gjysëm të tjerë të ankimonte kundër Martinit në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. I takon këtij Kolegji të gjykojë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore të ankimimit, por duke dëgjuar dje disa pasazhe të seancës nuk mund të mos habiteshe që zyrtari më i interesuar i shtetit e paska marrë vesh i fundit vendimin e kualifikimit të Martinit.

Në bazë të ankimimit, Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të Apelit , siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën e apartmentit 97 metra katror që ka me të shoqen dhe fëmijët nga viti 2017.

Dje morën vesh se ishte martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët po në shtëpi me qera, fakt lehtësisht i verefikueshëm

Lexo edhe :   SPAK ka nisur hetimet për publikimi e të dhënave personale në media

Dje morën vesh gjithashtu se ka marrë një kredi të butë nga shteti dhe një kredi nga një bankë private për të paguar aparmentin. Ai vazhdon ti paguajë këto dy kredi që sëbashku shkojnë mbi 100 milion lekë. Nuk ka patur e nuk ka kontestime për këtë shumë të dokumentuar. Komisioni i vetingut është bindur me prova edhe për burimin e ligjshëm të sasisë së vogël të parave me të cilët është plotësuar çmimi i përgjithshëm i apartamentit me garazh.

Pretendimet e komisionerit publik lidhen me këtë shumë të vogël. Ai nuk i ka gjendur bindesë verefikimet e imta të Komisonit të Vetingut. Me sa kuptuam bëhët fjalë për pagesën e garazhit, për pesë mijë euro, diçka e tillë. Martini tregoi sërish burimin e kësaj shume. Ai shtoi se në llogarinë e tij kishin ardhur nga Londra pagesa të njëpasnjeshme, të verefikueshme, të dërguara nga i vëllaj emigrant për të ndërtuar një shtëpi për babanë e tyre. Pra po të kishte patur nevojë për “ justifikime” kishte patur në dispozicion shumë me shumë se pesë mijë apo dhjetë mijë euro.

Është Kolegji i Apelit që do të gjykojë për gjithçka.

Dje po diskutonim me disa kolegë.

A nuk mund te ketë në Shqipëri një prokuror me mbi njëzet vjet karrrierë dhe me bashshorten mesuese një apartament 97 metra katror për vetë dhe familjen të blerë pothuajse 95 përqind me kredi? Nëse nuk mund të këtë, turp për shtetin, turp për ekonominë, turp për demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo që e heton me psikologjinë e numërimit të kafshatave.

A mos dikush po kërkon me çdo kusht qimen në qull për një prej prokurorëve me korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë, me rekorde të njohura në përballjen me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore te vazhduar për këtë shkak, me zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

A mos bash për ketë shkak dikush nuk e do në SPAK Anton Martinin?

A janë të sensibilizuar përfaqesuesit e OMN-në, të SHBA dhe BE-së në Tiranë për kalvarin e tij?

Këto po i thoshnim të gjithë. Ndërsa një koleg që ka njohuri me shumë se unë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve i ra shkurt: Nëqoftëse ndalohet Anton Martini , ta mbyllin drejtësinë . Sepse nuk ka kush kalon.