Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga të pastrehë në aktorë të famshëm

8 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Nga të pastrehë në aktorë të famshëm

Charlie Chaplin

Në vitin 1899, kur ishte vetëm 10 vjeç, Charlie Chaplin dhe vëllai i tij Sydney, u detyruan të fitonin vetë jetesën e përditshme, madje edhe të gjenin një vend ku të fusnin kokën. Babai i tyre, aktori Charles Sr, kishte vdekur, ndërsa nëna Hannah, një këngëtare dhe komediane, qe shtruar në psikiatri. Chaplin filloi të angazhohej si një balerin me një trupë londineze, para se të fitonte një rol në pjesën teatrore “Sherlock Holmes”.

Më pas, Chaplin nisi karrierën si komedian, përpara se të emigronte në Shtetet e Bashkuara. Atje, ai iu bashkua Mack Sennett-it, dhe kompanisë së tij “Keystone Film”. Pasi luajti në një numër komedish, Chaplin ndërtoi studion e vet kinematografike, dhe u bë një producent i pavarur. Në bashkëpunim me United Artist”, ai prodhoi 8 filma, përfshirë “Dritat e Qytetit”, “Kohët moderne dhe “Diktatori i Madh”.

Jim Carrey

Kur babai i tij, Percy, e humbi vendin e tij të punës si llogaritar, Jim Carrey, ndiqte klasën e tetë fillore. Familja u zhyt në një krizë ekonomike, prandaj Carrey, vëllezërit dhe motrat e tij, u detyruan të punonin. Ata pastruan fabrikën e rrotave në Skerboru të Ontarios në Kanada, ku babai i tyre kishte arritur të fillonte punë si roje sigurie.

Përveç kësaj, Carrey kreu punë të çuditshme për të ndihmuar në fitimin e të ardhurave jetike për mbijetesën e përditshme. Kur babai i tij u largua edhe nga puna si roje sigurie, Carrey dhe familja e tij mbetën të pastrehë, dhe u detyruan të jetonin në furgonin e tyre rulot.

Ata shkonin në qytet ditën për të kërkuar punë, dhe i kalonin netët në vendparkime të ndryshme. Më në fund, motra më e madhe e Carrey, pranoi që furgoni të parkohej në garazhin e shtëpisë së saj, dhe familja të jetonte nën një tendë të improvizuar në oborr.

Në vitin 1977, 15-vjeçari Carrey nisi karrierën e tij si komedian. I veshur me një kostum të verdhë të qepur nga nëna e tij, ai debutoi si komedian në formatin stand-up në klubin “Yuk Yuk” në Toronto, dhe pati menjëherë sukses.

Në vitin 1979, shpërngulet në Los Anxhelos. Gjatë një koncerti në “The Comedy Store”, komiku i famshëm Rodney Dangerfield pa interpretimin e tij dhe e caktoi Carrey të çelte shfaqjet. Më pas nisën rolet nëpër filma, ku zbulimi i tij ndodhi me filmin e mirënjohur “Ace Ventura: Detektivi i Kafshëve”, që cila u pasua nga “Njeriu Maskë” etj.

Daniel Craig

Në ditët e hershme të karrierës së tij si aktor, Daniel Craig , që më vonë do të luante agjentin sekret britanik, Xhejms Bond, ka qenë për një periudhë i pastrehë, kur nuk qe e pazakontë për

të të flinte çdo natë në stolat e parqeve. Duke pasur nevojë për para, ai pranoi një rol në filmin “Lara Croft:Tomb Raider”, para se të tërhiqte vëmendjen në Britani me rolin e narkomanit Geordie Peacock në miniserialin e BBC-së ”Our Friends in the North” në vitin 1996.

Ai mori shumë oferta për role të ngjashme, të cilat i refuzoi të gjitha në favor të kthimit në skenë. Craig është shfaqur në shumë programe televizive, si dhe në 4 seritë e fundit të filmit mitik “Agjenti 007”.

Sylvester Stallone

Imazh i ngjashëm

Sylvester Stallone është sot një aktor i suksesshëm me famë botërore. Por gjatë viteve 1970, ai qe i pastrehë në kohën kur përpiqej të fitonte ndonjë rol nëpër filma. Në pamundësi për të blerë ushqim për qenin e vet, u detyrua t’ia shiste atë shokut të tij më të ngushtë. “Asokohe kisha prekur vërtetë fundin”- pranon Stallone.

Aktori frymëzohet shumë nga historia e pabesueshme e Chuck Wepner, i cili arriti të mposhte më ring të madhin Muhamed Aliu në një ndeshje në vitin 1975. Ajo ngjarje ishte baza e skenarit të filmit “Rocky Balboa”. Stallone e përfundoi skenarin për 3 ditë. Kur producentët i ofruan 350.000 dollarë për të, aktori këmbënguli ta shiste vetëm nëse do të luante ai vetë Balboan.

Sfida qe e guximshme:Asokohe Stallone kishte vetëm 100 dollarë në xhep. Për të arritur marrëveshjen, ai ra dakord për shumën prej 35.000 dollarësh për të luajtur rolin, ndërsa “hiqte dorë nga tarifat e skenarit”. Filmi kushtoi 1.1 milionë dollarë për t’u realizuar, ndërsa kur doli në kinema arkëtoi më shumë se 225 milionë dollarë, duke e afirmuar Stallone-n si aktor.

Halle Berry

Rezultate imazhesh për Halle Berry

Në vitin 1987, në moshën 21 vjeçare, Halle Berry jetonte e vetme në Nju Jork dhe kishte mbetur me shumë pak dollarë në xhep. Megjithatë, nuk e vrau shumë mendjen. Do t’i kërkonte disa të holla borxh nënës së saj, Judith Ann, e cila nuk ia kishte prishur asnjëherë. Por këtë herë qe ndryshe. Nëna e saj refuzoi. Për pasojë, Berry u detyrua të jetonte në një strehë sociale për të pastrehët.

Edhe pse nuk pranoi të fliste me të ëmën për 18 muaj, ajo më vonë e kuptoi se ajo ngjarje e mësoi të bëhej e pavarur. “U betova që asnjëherë nuk do t’i kërkoja nënës apo askujt tjetër ndonjë gjë. Dhe nuk e kam bërë”- tregon Berry. Në retrospektivë, ajo i është mirënjohëse nënës për veprimin e saj. Aktorja ka luajtur në një sërë filmash, përfshirë edhe filmin “Monster’s Ball” në vitin 2001, për të cilin ajo fitoi çmimin Academy Award në vitin 2002 si aktorja më e mire protagoniste.

Hilary Swank

Rezultate imazhesh për Hilary Swank

Pas ndarjes së prindërve të saj, Hilary Swank dhe e ëma, Judy Kay, u zhvendosën në Los Anxhelos, ku shtëpia e tyre u bë një makinë. Ato gjithashtu flinin në shtëpinë e një të afërmi, edhe pse nuk u lejuan të qëndronin gjatë ditës, sepse shtëpia qe nxjerrë në shitje dhe priste blerësit potencialë. Por gjendja e tyre e vështirë, nuk zgjati shumë. Pak muaj pas mbërritjes në Los Anxhelos, Hilary luaji në disa role të vogla në film, dhe ajo dhe nëna e saj gjetën një vend më të qëndrueshëm për të jetuar. Swank debutoi si aktore në vitin 1992 në filmin “Buffy the Vampire Slayer” . Më pas, ajo luajti në filma të tjerë si “The Next Karate Kid” dhe “Boys Do not Cry”. Ajo ka fituar çmimet Golden Globes dhe Academy Awards, si aktorja më e mirë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aktorete famshemte pastrehe

TË LIDHURA

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO
Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025
Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

09:53 | 24/06/2025
MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Next Post
“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, provokojnë huliganët maqedonas

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, provokojnë huliganët maqedonas

Administrata Trump i jep fund programit DACA

Administrata Trump i jep fund programit DACA

(Video) Hashim Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë kombëtare të Skënderbeut

(Video) Hashim Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë kombëtare të Skënderbeut

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit
Bota

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

by mirseda
10:49 | 24/06/2025
0

Në limitet e afatit kohor të vendosjes së armëpushimit mes Tel Avivit dhe Teheranit, Izraeli ka ndërmarrë...

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin

10:45 | 24/06/2025
“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

10:40 | 24/06/2025
“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit

“Teherani do tronditet”, ministri izraelit kërcënon pas shkeljes së armëpushimit

10:30 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com