Kombëtarja kuqezi është fërshëllyer dhe janë dëgjuar brohoritje ofenduese nga tifozeria maqedonase gjatë këndimit të “Hymnit Kombëtar” pak minuta më parë.
Ky ka qenë rasti i dytë i provokimit ndaj ekipit Kombëtar por edhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga mediet shqiptarë në Maqedoni, para fillimit të ndeshjesh janë shënuar disa raste provokative nga huliganët e vendit fqinj.
“Shqiptarët e mallkuar” dhe “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Maqedoni e pastër” kanë qenë këto dhe shumë brohoritje të tjera në drejtim të shqiptarëve.
Huliganët nacionalistë janë ulur në një kafene afër parkut të qytetit, ku edhe kalon rruga për tek stadiumi.
Paralelisht me afrimin e momentit kur do të fillojë ndeshja, vërehet edhe rritje e numrit të policëve në rrugët e Strumicës, e posaçërisht afër stadiumit të qytetit ku do të luhet ndeshja.
Ndryshe, në Strumcë në çdo moment pritet edhe ardhja e rreth 800 tifozëve shqiptarë, të cilët do të përkrahin kombëtaren.
Kujtojmë se Strumica është një nga qytetet e Maqedonisë ku popullsia shqiptare është shumë e paktë në numër.