Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Nga sot qytetarët e Ballkanit do të kenë çmime më të lira të roamingut, ja tarifat e reja

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga sot qytetarët e Ballkanit do të kenë çmime më të lira të roamingut, ja tarifat e reja

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) njofton se nga 1 korriku çmimet e telefonatave përgjatë tërë Ballkanit Perëndimor kanë rënë dukshëm, ku qytetarët e këtyre vendeve do të jenë në gjendje të flasin, të hulumtojnë në internet, të dërgojnë SMS shumë më shumë e të paguajnë shumë më pak.

Sipas RCC-së, mesatarisht çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë për 65 për qind, ndërsa për internet deri në 78 për qind, ndërsa në disa raste këto ulje shkojnë deri në 99 për qind.

“Çmimi për thirrjet dalëse në disa raste shkon deri në 0.08 euro, ndërsa çmimi për shfletim në internet (data) është ulur deri në 0.03 euro, varësisht nga operatori. Duke krahasuar çmimet në rajon deri më 30 qershor dhe që nga sot, vihet re se këto janë çmimet maksimale të vendosura nga rregullatorët”, thuhet në njoftimin e RCC-së.

Çmimet deri më 30 qershor për thirrjet dalëse të operatorëve kosovarë kanë qenë 1.75 euro për minutë, për thirrjet e pranuara 0.50 euro, për SMS 0.30 euro, kurse çmimi për internet (data) ka qenë 2 euro për MB.

Kurse, me marrëveshjen e fundit, që nis së aplikuari nga 1 korriku, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 euro apo ulje 91 për qind, hyrëse 0.047 euro apo ulje 90 për qind, një SMS do të kushtojë 0.04 euro apo 85 për qind, ndërsa një MB internet do të kushtojë vetëm 0.04 euro apo ulje 98 për qind.

Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar zbatimin e marrëveshjes

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valzdrin Lluka, kishte njoftuar se shteti shqiptar ka filluar zbatimin e marrëveshjes së roamingut me Kosovën.

Po ashtu, sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu kishte njoftuar se zbatimi i marrëveshjes për heqjen e roamingut Kosovë-Shqipëri do të fillojë nga 1 korriku.

“Shqipëria dhe Kosova përfitojnë nga 1 korriku, 85 për qind të reduktimeve të tarifës së telefonisë. Ministrat kanë firmosur një marrëveshje me 4 prill, dhe në marrëveshje thuhet se me 1 korrik do të fillojë zbatimi. Sigurisht zbatimi do të bëhet fazë pas fazës, jo çdo gjë do të ndodhë me 1 korrik, por do të vazhdohet kështu deri në sa tarifat të jenë 0 për vitin 2021, ky është lajm pozitiv”, ka thënë Bregu gjatë intervistës.

Vitin e kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit. /Monitor.al

Tags: Ballkani Perëndimorcmimettelefonat

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Zv.ministri i Drejtësisë: Gabimet e KQZ-së normale, ja gjëja më e rëndë

Zv.ministri i Drejtësisë: Gabimet e KQZ-së normale, ja gjëja më e rëndë

Sulmi në KZAZ-në e Dibrës, pranga zyrtarit të PD-së

Sulmi në KZAZ-në e Dibrës, pranga zyrtarit të PD-së

Glover: Zgjedhësit në presion nga opozita dhe mazhoranca

Glover: Zgjedhësit në presion nga opozita dhe mazhoranca







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij
Showbizz

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

by mirseda
21:53 | 05/02/2026
0

DJ Gimbo ka ndarë një nga episodet më të ndjeshme të jetës së tij gjatë një bisede...

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com