pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgaranti1win güncel giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel giriş1win girişimajbet girişimajbet1winJojobetholiganbetlimanbetbetkanyononwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambet1winjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Nga Serbia në Shqipëri; në kërkim të një nuseje!

9 vjet ago
in Të Gjitha
A newly wed couple walking through a grassland, holding hands

A newly wed couple walking through a grassland, holding hands

Zlatko dhe Vera Muniç nga Sjenica kanë festuar këto ditë dhjetëvjetorin e martesës. Ata kanë tre fëmijë, shtëpi dhe jetojnë, siç thonë, një jetë të mirë familjare. Zlatko është ndër të parët që ka shkuar në Shqipëri për të kërkuar një grua për martesë.

“Asokohe kemi shkuar në Shqipëri me një furgon me disa djem. Një mik më tha se është martuar me një shqiptare dhe e njeh një femër me të cilën mund të njihem dhe të martohem nëse pëlqejmë njëri-tjetrin. Unë desha të martohesha! Dhe kështu shkova për herë të parë në Shqipëri”, thotë Zlatko, i cili në kufi kishte pasur shumë frikë, sepse raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të këqija. Ai thotë se kalimet e kufirit nuk do t’i harrojë kurrë.

Frika në kufi

“Në kufi pyesja veten: çfarë më pret në Shqipëri, sepse në televizor kam shikuar gjithçka. Asokohe kërkoheshin edhe viza për kalimin e kufirit, e cila kushtonte 50 euro. Kjo nuk ishte pak sepse duhej të paguaja 50 euro për mua dhe 50 për babanë. Në veçanti kur dihet se më pas e kam kaluar disa herë këtë kufi”, thotë Zlatko. Në afërsi të Shkodrës na priste një femër e gatshme për martesë. Zlatko mezi priste ta shihte. Por, kur shkuan tek familja e saj, në shtëpi nuk ishte askush. Fqinji u kishte treguar se e tërë familja ka shkuar në kishë.

“Shkuam tek miku im. Pimë kafe së bashku ndërsa unë rrija ulur si mbi gjemba. Së bashku shkuam të shohim vajzën, me ne ishte edhe një femër që ishte ndërmjetësuese. Tradita e tyre ishte që femra të sjell kafenë dhe kështu të njihemi. Unë e prisja me padurim kafenë dhe ndërkohë flisnim për jetën time, pasurinë dhe gjëra të tjera!”, shpjegon Zlatko.

“Më në fund erdhi edhe goca. Ishte paksa e rregulluar, por kur më dha dorën, kishte një dorë të vrazhdë nga puna. Më pyetën a po të pëlqen? Unë thashë po! E pyetën edhe atë, a po të pëlqen djali? Edhe ajo u përgjigj po. Por, tani duhej të kërkohej edhe leja e të vëllezërve, madje edhe vëllait që jetonte në Itali, si dhe e prindërve. Në fund të gjithë ishin dakord”.

Traditat

Traditat në Shqipëri kërkojnë që të lësh para nën filxhan – për të blerë stoli dhe për nxjerrjen e pasaportës. I lashë paratë dhe u ndamë. Në Serbi së shpejti erdhi një vëlla i Verës për të shikuar kushtet e jetës dhe për t’u bindur se nuk kam gënjyer. Më pas kemi bërë dasmën – njëherë në Shqipëri ku kam qenë së bashku me babanë. Ndërsa në Serbi Vera ka ardhur përmes rrugëve ilegale, sepse për viza në ambasadë pritej shumë gjatë.

“Sikur të më ketë rrëmbyer – Zoti na ruajt!”, thotë Vera me buzëqeshje dhe me një theks të mirë të gjuhës serbe. Edhe Zlatko është përpjekur të mësojë shqip, por pa sukses. Vera ishte 21 vjeçe kur u martua, ndërsa ai 30. Vera thotë se nuk është ngutur për martesë, por ja që ndodhi.

“Unë jam vajzë hasreti dhe nuk kam dashur të martohem e re. Ndërsa tezja më thoshte: “Shiko se djali qenka shumë i mirë, me vete ka marrë edhe babanë dhe shihet që nuk po gënjen. Martesa atje është e njëjtë si këtu dhe atje me siguri që janë të mirë ndaj femrave”. Unë ngulja këmbë që të mos martohem, sepse isha shumë e re”, thotë Vera.

Vera thotë se meshkujt në Shqipëri janë shumë xhelozë, ndonëse ndërkohë pak kanë ndryshuar. Në Serbi megjithatë raportet mes burrit dhe gruas janë shumë më të relaksuara. Ajo punon sot në fabrikën e tekstilit “Sanatex”, ka paratë e veta dhe patentë. Por, më të rëndësishmit janë fëmijët. “Me rëndësi është që edhe femra të thotë mendimin e saj”

Viti i parë në Serbi ishte për Verën shumë i vështirë, sepse nuk dinte asnjë fjalë serbisht. Ajo ishte e vetmuar dhe nuk mund të shoqërohej me askënd, sepse nuk e njihte gjuhën. Asokohe në fshat nuk kishte asnjë shqiptare tjetër. Por, tani situata ka ndryshuar dhe kur vjen ndonjë shqiptare, shumë shpejt e mëson gjuhën, falë shoqërimit me femra të tjera.

Të gjitha gjërat tjera kanë qenë më të lehta për Verën. Kurorëzimi është bërë në komunë dhe në kishë. Ajo thotë se nuk ka pasur problem kurrë për shkak të origjinës. Traditat serbe i ka pranuar. Familja e viziton shpesh dhe nuk pendohet pse ka ardhur në Serbi. Ajo thotë se edhe të tjera shqiptare mund të vijnë, por me rëndësi është që ato të vijnë vullnetarisht.

Muniçët kanë pasur fat, por jo dhe disa çifte të tjera. Në Serbi ka ndërmjetësues të shumtë që sjellin femra nga Shqipëria dhe djemve u kërkojnë shumë para për t’u gjetur ndonjë nuse. Organizata “Stara Rashka” ka ndërmjetësuar rreth 300 martesa. Ajo organizon shpesh shkuarjen e djemve serbë në Shqipëri apo ardhjen e femrave shqiptare në Serbi. Momir Kovaçeviç thotë se vetëm vitin e parë të punës, “Stara Rashka” ka realizuar 41 martesa mes serbëve me shqiptare. Sjenica është ndër vendet ku realizohen më së shumti martesa. Këtu ka rreth 50 martesa dhe rreth 75 fëmijë të lindur nga femrat shqiptare, shpjegon ai.

Peshteri

Vendi Peshter është një hapësirë me klimë të egër dhe këtu ka shumë shqiptare të ardhura nga Shqipëria. Ne kemi vizituar shumë shtëpi, por askush nuk ishte aty, sepse kishin dalë në fusha apo male për të kullotur bagëtinë. Në një shtëpi takuam Mirën, e cila priste fëmijët të vijnë nga shkolla. Shtëpitë në këtë rajon janë shumë të rralla, larg njëra-tjetrës. Familja ka ca tokë dhe disa kafshë. Burri kujdeset për bagëtinë, ndërsa ajo tërë ditën kujdeset për fëmijët dhe prindërit e burrit. Mira është 37-vjeç, por në fytyrë i shihen gjurmët e vuajtjeve. Ajo thotë se është martuar me sugjerim të një shqiptareje tjetër, që ishte martuar në Serbi më parë.

“Ajo erdhi me burrin e saj në Shkodër tek familja ime. Familja ime më pyeti  – a do të martohesh? Pasi që të gjithë ishin dakord, dikur pranova edhe unë”, shpjegon Mira. Ajo thotë se jeta e saj me tre fëmijë është shumë e vështirë. Burimi i vetëm i ekzistencës janë disa lopë dhe bagëti të tjera.

Ajo vjen nga një familje e madhe me tri motra dhe një vëlla. Përmallohet shpesh për familjarët në Shqipëri, sepse atje shkon shumë rrallë. Motra e vogël ende nuk është martuar, por Mira pohon se nuk do t’i sugjeronte që të martohet në Serbi, sepse edhe në Shqipëri ka djem të mirë. /Deutsche Welle

Tags: kufinuseserbiShkodershqiperiSlatkoVera

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Operacioni "Piskova" sekuestron 768 kg drogë, arrestohen 2 të rinj

Ja tre kandidatët për Bashkinë e Kavajës

Ja çfarë shkruan; Rama, Vasili, Meta dhe Kryemadhi për Gjovalin Kaldelin







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com