Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga politika pak hynë e askush nuk po del

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nga politika pak hynë e askush nuk po del

Nga: Plator Nesturi

Mbi tre dekada që kanë shoqëruar pluralizmin në vend dhe për fat të keq ende vijojmë familjarizimin me përcaktimin si “periudhë tranzicioni”. Një periudhë që duket e pa fund dhe që i vishen vështirësitë e rritjes, të normave demokratike e të funksionimit të shtetit ligjor. E bashkë me to të gjitha ndërlidhjet kapilare që kondicionojnë shoqërinë, ekonominë e bisnesin, rendin e median.

Janë qindra arsyetime se pse jemi të dënuar për një periudhë kaq të gjatë tranzicioni, që nga mentaliteti e struktura shoqërore, ku totemi identitar është ai i shqiponjës, në vetvete grabitqar që rrëmben dhe shkon tutje, dhe deri tek tipari i përulësisë ndaj pushtetit, individualizmi dhe qytetaria në dremitje të thellë. Të gjitha këto qëndrojnë dhe bëjnë të tërën por që në vetvete kjo është ta shohësh problemin nga poshtë, pra tek qytetari e shtresat shoqërore që në gjithë këto vjet janë bërë amorfe e në ndryshim të thellë.

Pasi dikush pa brekë është bërë milioner e një profesor dikur me ambicie ka zbritur në shkallët e fundit të shoqërisë ndërsa e ardhmja i ofron vetëm një pension mjeran. Të gjitha këto janë të pritshme një proces tranzicioni, aq më shumë kur ndryshojnë sistemet, dhe fatet personale mund të quhen dëme anësore.

Çështja është problematike nëse efektet e paqëndrueshmërisë dhe të pasigurisë të një tranzioni zgjaten shumë në kohë, çka fut në depresion një shoqëri të tërë. Jo më një brez që i duhet ta kalojë këtë barrë, por shumë më tepër. Ndaj vështrimin më mirë ta hedhim lart, në atë që përbën elitën udhëheqëse të vendit, në atë që na ka drejtuar, në atë që na drejton tashmë dhe atë që pritet të na drejtojë dhe nesër.

Çuditërisht vërehet se dhe vetë politika shqiptare është në një trazicion të pafund, që shtyhet e rrotullohet në kohë dhe kjo bëhet më të njëjtët njerëz e me të njëjtat fytyra. Që çuditërisht, sërish të vetofrohen për të udhehequr të ardhmen ndonëse e kanë bërë pis e lëmsh shkuarën e qeverisjes së vet. E kështu tranzicioni nuk merr fund. Të paktën jo sa të jenë frymorë këto specie.

Për gjithë çka ndodh mjafton të shohim projektorët në loxhat e politikës. Janë aty të përhershmit, të buzëqeshur apo bubullimtarë sipas rastit. Në çdo vend të botës, tranzicioni është një troshitje, një tundje se sitës nga ku shumë llozhra e krunde skartohen e hidhen tutje, dhe ku vlerat mbesin në fund.

Një troshitje ku ballafaqohen kontributet, arti i qeverisjes dhe guximi për reformat. Një troshitje ku gabimi ndëshkohet dhe zhgënjimi të dënon me harresë. Por jo. Ne jemi ndryshe. Tek ne nuk ndryshon asgjë dhe aty i kemi të ziun e të bardhin së bashku. Në të njëjtat poltrona nga ku janë ulur prej 30 vitesh.

Pasi në politikën shqiptare tashmë pak hyjnë, por askush nuk del më. Të paktën jo sa frymorja të ketë kohën e vet apo të një katastrofe nga larg e nga lart, si një ndërhyrje Deux ex Machina. Por ka dhe më keq. Imagjino që këta të përhershëm e në poltrona 30 vjeçarë, të vendosin sozitë e tyre në ditët e sprasme që do kenë.

Atëherë tranzicioni do të lihet trashëgim e kjo e bën më të rëndë gjithshka. Ashtu si në rastin e Diktatorit të përshkruar nga Garcia Marques, që ndërsa ndiente ditët e fundit të veta, nxirrte në skenë sozinë e vet që do ta zëvendësonte pas krepimit e do të ish imazhi i tij në vijimësi. Do i jepte atij uniformat ushtarake, i mësonte impostimin dhe tonin e urdhërave për vasalët, i shpjegonte mënyrën e të bërit dashuri me të dashurat e pafundme që e rrethonin dhe hiletë se kur duhej përdorur thika e kur buzëqeshja. Pra, ka më keq akoma. Ndërsa mund të jemi të lodhur me këta që kemi prej 30 vitesh, imagjino se çdhimje pa fund të vjen nga sozitë. Sozi që mund të prodhojnë të tjerë sozi që do e mbajnë të akaparuar jo thjesht skenën e politikës por vetë të ardhmen.

Tags: biznesiekonomiaPlator Nesturishoqëria

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Rusi-Ukrainë/Erdogan: Prioriteti ynë është t’i japim fund gj*kderdhjes!

Rusi-Ukrainë/Erdogan: Prioriteti ynë është t'i japim fund gj*kderdhjes!

Shefi i NATO-s dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së përsërisin mbështetjen për Ukrainën

Shefi i NATO-s dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së përsërisin mbështetjen për Ukrainën

Dritan Leli thirret në SPAK

Dritan Leli thirret në SPAK







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com