Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nga Arta, te Arta (ose 28 kamiona nda’ për 7 bataliona)

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga Arta, te Arta (ose 28 kamiona nda’ për 7 bataliona)

Nga Sokol Balla

Nga sot Gjykata Kushtetuese mund të quhej funksionale. Me zgjedhjen nga Kuvendi te Toskës e Papajorgjit, me hyrjen në fuqi automatikisht të Arta Vorpsit në fundjavë nga KED, me betimin e Besnik Muçit dhe me Vitore Tushën të vetmen të mbijetuar nga Vettingu, kushti i parë i Bundestagut mund të quhej i plotësuar. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime në themel me 6 anëtarë, por me 5, ajo mund të pranojë kërkesa dhe mund të shqyrtojë ankesa që nuk kanë nevojë për vendime themeltare. Gjithsesi e vërteta është krejt tjetër, pavarësisht urimeve që vijnë edhe nga ndërkombëtarët.

Dy anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi të hënën, janë për momentin të vetmet në “rregull”. Besnik Muçi është në rrezik imminent, jo vetëm skualifikimi, por edhe qëndrimi në sistemin e drejtësisë, pasi Misioni Vëzhgues Ndërkombëtar ka kërkuar kokën e tij dhe Apeli jep vendim të martën. Vetë Vitore Tusha është si Voltana Ademi: ajo rri në post, derisa të vijë një tjetër e ta zëvendësojë. Ndërkohë që Arta Vorpsi gjendet në mes të sherrit më të ri, dhe mesa duket final mes maxhorancës parlamentare dhe njeriut që rri në zyrën e kreut të Shtetit, por që ajo kërkon ta shkarkojë: Ilir Metës.

Vorpsi paradoksalisht është edhe më e afta nga kriteret teknike dhe profesionale, duke u renditur e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por ajo sot është më e rrezikuara nga të gjithë, edhe më shumë sesa Besnik Muçi, apo Marsida Xhaferllari. Duket se qenia e saj si bashkëpunëtore e ngushtë e Fatmir Xhafajt gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi (Arta ka qenë këshilltare e tij dhe ka drejtuar nënkomisionin e reformës pikërisht për ligjin e Gjykatës Kushtetuese), e ka vënë atë në mes të një loje institucionale dhe politike, që mund ta shohë atë në rastin më të mirë, të zëvendësojë Vitore Tushën si anëtarja e fundit e Gjykatës Kushtetuese, ose të funksionojë si anëtare me të drejta të dyshimta, ose të përjashtohet fare nga kjo garë.

Sigurisht që Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij direkte publike për shpërthimin e këtij debati. Ai pezulloi procesin me argumentin se KED kishte shkelur afatet dhe i kishte mbivendosur ato me Kuvendin. Meta ka kërcënuar sot se do të publikojë debatet e brendshme të KED, së drejtuar sipas tij nga një miku i Xhafës. Meta ka marrë sërish një goditje nga amerikanët dhe BE që kanë mbështetur sot menjëherë zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj, një gjë që nuk e kishin bërë as me Besnik Muçin, dhe as me zgjedhjen automatike të Arta Vorpsit. Duke shtuar dyshimet se me një lojë të ngjashme me skeçin e dikurshëm të Fadil Hasës, “28 kamiona nda’ për 7 bataliona”, presidenti dhe maxhoranca janë futur në një lojë të tillë procedurash, krejtësisht të pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë, thjesht për të vendosur ndikimin e tyre mbi balancën e votave në Gjykatën Kushtetuese. Duke tentuar të lënë “jashtë”, pikërisht babanë e reformës. Sot Fatmir Xhafa, ndryshe nga amerikanët dhe BE, përshëndeti jo vetëm dy anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, por edhe Arta Vorpsin. Duke paralajmëruar se Reforma e tij, po hante “goditje nga të gjitha anët”. A e kishte vallë edhe me anën e tij?

Ish ministri i Brendshëm sot është në një situatë të çuditshme. Vetë krerët e opozitës që deri dje kërkonin kokën e tij, me skandalin Babale (deri diku duke ia arritur qëllimit), sot shkojnë tek ndërkombëtarët dhe përmendin emrin e tij si Kryeministër. Klima e ftohtë e besimit mes tij dhe Ramës, u reflektua jo vetëm në mënyrën sesi ai u largua, por edhe në veprimet e mëtejshme të qeverisë, nga bllokimi i Vettingut për Policinë (dhe rinisja e tij me “korrigjime” një vit më vonë), e deri tek “Fauda” shqiptare dhe ndryshimet përkatëse ligjore, për një forcë të armatosur jashtë influencës së Ministrisë së Brendshme, për të cilën Xhafaj si ministër nuk ishte fare dakord, bile siç thuhet, për këtë kishte dhënë si pretekst edhe në fund, kur kishte dhënë dorëheqjen.

Por a është kjo lëvizje kundër Arta Vorpsit, një lëvizje në fakt edhe kundër Xhafajt? Përtej akuzës së tij sot, sigurisht ka shenja se emrat dikur pranë tij, nuk janë sot të favorizuar edhe nga maxhoranca. Për këtë arsye duket sot, se KED e drejtuar nga Dvorani, duhet të jepte sinjalet e “duhura” se tashmë nuk ndikohej më prej babait të reformës. Për këtë arsye ndoshta, opozita e vogël e Kuvendit foli të hënën për pazare mes të mëdhenjve. Dikush mund të thotë se për këtë arsye, SHBA dhe BE mbështetën zgjedhjen e dy anëtarëve nga Kuvendi, por nuk u shprehën për Arta Vorpsin, ashtu si dikur u shprehën hapur për Arta Markun.

Çka tregon se reforma në drejtësi, ka ikur nga ajo fazë, dhe ka hyrë në një tjetër. Artat kanë ndryshuar, kështu dhe sjellja ndaj tyre. Që palët politike në Shqipëri kërkojnë të fusin influencën e tyre në Gjykatën Kushtetuese, është një e natyrshme: shumica do të vetët, Meta kërkon të prishë këtë balancë se kërkon të mbrohet nga shkarkimi imminent, opozita kërkon të fusë njërën këmbë tani që i ka të dyja jashtë dhe Xhafaj mendon se ka të drejtë të mbrojë një reformë që gjerësisht njihet si vepër e tij.

Por shqiptarët duan një Gjykatë Kushtetuese dhe sa më profesionale. Për këtë kanë deri tani me vete një Parlament që i do vërtetë dhe një mbështetës të vërtetë të drejtësisë: Këta janë Bundestagu dhe Amerikanët.

Të gjithë të tjerët janë si te skeçi i Fadilit si xhandarët që bëjnë llogari të pamundura: 28 kamiona nda për 7 bataliona. Në fund, fituesit do të jenë të tjerë. /realstory.al

 

Tags: Arta MarkuSokol Balla

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Pampuri e shpalli të vdekur LIVE, protestuesi fotografohet shëndoshë e mirë

Pampuri e shpalli të vdekur LIVE, protestuesi fotografohet shëndoshë e mirë

“Raketat” që presidenti, “Zonja e Parë” dhe PD kanë drejtuar ndaj SHBA-së

“Raketat” që presidenti, “Zonja e Parë” dhe PD kanë drejtuar ndaj SHBA-së

Meta jep njoftimin: Në nëntor do të shpall këtë nismë

Aksioni në “Astir”, Meta: Palët të ulen në dialog







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com