pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për “Radion Evropa e Lirë” se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lëndën e parë nga Serbia.

Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill, do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar të datave, 21 dhe 28 nëntor të vitit 2018, kur ishte vendosur taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha për “Radion Evropa e Lirë” se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj Kosovës.

“Të gjitha këto masa janë në nivelin e reciprocitetit real, praktikë të formës së aplikimit të politikave që bën Serbia ndaj mallrave dhe aspektit tregtar me Kosovën”, tha Abazi.

“Këto masa kryesisht bien në fushën e lëvizjes së lirë, njerëzve, makinave mauneve të transportit dhe që Serbia nuk pranon tabelat e regjistrimit dhe i detyron qytetarët e Kosovës që të bëjnë zëvendësimin me dokumente të përkohshme. Gjithashtu, në aplikimin e masave ka nivel të arbitraritetit, për shembull nuk pranohet certifikata e prodhimeve apo certifikata sanitare”, tha Abazi.

“Kemi raste që edhe gjatë kalimit transit të mallrave nëpër territorin e Serbisë për vendet e Bashkimit Evropian, gjithashtu krijohen barriera që pengojnë lëvizjen e mallrave në territorin e Serbisë”, u shpreh Abazi.

Ai thotë se Serbia vazhdimisht ka aplikuar masa që kanë dëmtuar prodhuesit kosovarë, duke mos respektuar edhe Marrëveshjen për tregti të lirë (CEFTA), çka sipas tij, ka pamundësuar raportet që shkojnë në qëndrueshmëri ekonomike.

“Natyrisht që është në vendimet e institucioneve të Kosovës për të mbrojtur interesat e vendit. Ne kemi barriera jotarifore që Serbia ka aplikuar përkundër faktit se kemi marrëveshjen e CEFTA-s”, tha ai.

“Një zhvillim pozitiv ka ndodhur gjatë bisedës së kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur ky i fundit ka treguar gatishmëri që të bisedohet në procesin e dialogut për heqjen e këtyre barrierave jo tarifore”, tha zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.

Kurse zyrtarë të Doganave të Kosovës pohojnë se janë të gatshëm të zbatojnë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës. Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se Dogana vetëm pret udhëzimet nga Qeveria e Kosovës.

“Normalisht, Dogana zbaton masat që merr Qeveria e Kosovës. Normalisht edhe vendimin për reciprocitet dhe secilin vendim të Qeverisë së Republikës se Kosovës, Dogana do të respektojë në maksimum”, tha ai.

Që nga heqja e taksës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Stavileci tha se në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.
Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës. /Rel

Tags: 1 Prillkosoveserbitakse

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Aktualitet

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026
Aktualitet

Protesta e 12-të në Tiranë/ Nis grumbullimi në “Skënderbej”

18:07 | 11/06/2026
Next Post

Juventus kërkon lojtarin e Dortmund

A do na përfaqësojë Arilena në 'Eurovision 2021'? Çfarë thotë menaxheri i saj

Projeksionet fillestare dhe situata faktike e COVID-19







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

by mirseda
19:38 | 11/06/2026
0

Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12...

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

19:23 | 11/06/2026

Botërori 2026/ Meksikë-Afrikë e Jugut, ndeshja hapëse e kompeticionit

19:01 | 11/06/2026

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com