Pas dëmtimit të pësuar në fund të muajit shkurt, Neymar është rikthyer në Paris dhe sot i është nënshtruar një seance stërvitore force në qendrën sportive të klubit francez. Braziliani ka qenë në palestër dhe më pas në vaskën me rënë për të gjetur formën ideale në prag të kampionatit botëror që do të zhvillohet në Rusi, i cili nis më 14 qershor.
Neymar, i cili po ndjek planin e vet të rimëkëmbjes, ka dashur t’i ndajë seancat e trajnimit të tij me pasuesit në rrjetet sociale. Së fundi, sulmuesi brazilian ka hedhur një video, ku tregon se ka nisur kontaktet me topin, edhe pse kjo etapë duket se është e lodhshme për të, aq sa plandoset përtokë pas disa xhonglimeve me “sferën” nëpër këmbë…