Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

Nga Mero Baze

Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të ndryshojë pas çdo beteje me të.

Fabula më e qëndrueshme ndaj tij është se ai është një i përkëdhelur i perëndimorëve në Tiranë dhe Ballkan. Kjo është një fabul e besueshme edhe pse jo tërësisht e vërtetë. Më shumë se sa i përkëdhelur i tyre, ai është një lider që mban hapur komunikimin me ta dhe ja del të mos i bëjë kurrë kundërshtarë.

Por këtu ka vend për spekullime dhe mund ta mbash si “kalë beteje”. Fatos Lubonja për shembull ka vite që e ka këtë tezë dhe nuk e ndryshon kurrë.

Ai ka bindjen se Perëndimi e mbështet Edi Ramën se është indiferent për Shqipërinë dhe nuk do që të humbasë kohë me problemet e brendshme.

Nga ana tjetër opozita zyrtare, sidomos Basha, përpiqet të bëjë betejë në fushën e Edi Ramës. Ai lufton me tezën, se Perëndimorët nuk duan Ramën, por duan atë më shumë. Ka vite që tenton ta forcojë këtë tezë, por në çdo betejë me Ramën, ai humbet pikërisht se humbet mbështetjen Perëndimore.

Kështu i ndodhi me Reformën në Drejtësi, kështu i ndodhi me çadrën, kështu i ndodhi me djegien e mandateve, kështu i ndodhi me zgjedhjet lokale që bojkotoi dhe po kështu i ndodhi me ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse për një moment ai mendoi se kishte erën në favor dhe bëri “kalë beteje” mbështetjen perëndimore kundër Ramës, në fund nuk ja doli as të ndalte ndryshimet, as të merrte mbështetje për atë që humbi.

Ilir Meta ndryshe nga Basha ju nis një rruge më radikale. Ai vendosi të ishte “sovranist” dhe ti tregonte vendin Perëndimit. E nisi këtë gjë me Reformën në Drejtësi por në fund u tërhoq. Më pas me dështimin për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shtyrjen më 13 tetor, ai u bë i qartë.

Ai është Presidenti i parë i këtij vendi që ka folur hapur kundër Perëndimit, ka sulmuar fizikisht ambasadorin e OSBE me militantë të tij, ka akuzuar dhe shantazhuar diplomatë të Bashkimit Europian për skandale të sajuara seksuale, ka bërë thirrje për një “Republikë të pavarur nga ambasadorët”, ka hedhur idenë e një grupimi të ri politik, nacionalist anti-Perëndimor etj.

Dhe dukej se po konsolidohej në këtë drejtim, kur fare papritur javën që shkoi, u bë “pro Perëndimor”, dhe akuzonte Edi Ramën se është si Haxhi Qamili, që pyeste për Shijakun e Ndroqin dhe jo për Austrinë dhe Francën.

Tani i është kthyer sërisht tezave kundër Perëndimit, por prap gjen rast të citojë ngjarje të OSBE kundër fuqizimit të Edi Ramës si “autokrat”.

Në gjithë këtë konfuzion taktikash pro dhe kundër Perëndimit vetëm për të rrëzuar Edi Ramën, opozitarët tanë, kanë arritur vetëm një sukses që të bëhen të pabesueshëm tek Perëndimi, duke ja falur atë Edi Ramës.

Tani ata duhet ta ndajnë mendjen, nëse Edi Rama duhet sulmuar si njeri që e mbështet Perëndimi, apo që përdor Perëndimin, apo si njeri kundër Perëndimit.

Mund të zgjedhin njërën prej tyre, e të vazhdojnë betejën, se me kaq shumë versione që ata sulmojnë raportet e Edi Ramës me Perëndimin, ata nuk do t’ia dalin dot, as të prishin Ramën me Perëndimin, as të rregullojnë punët e tyre me Perëndimin.

Thjeshtë shpërdorojnë një mit politik, që tek shqiptarët funksionon ende, që është mbështetja e Perëndimit për liderat në Shqipëri.

Kur ta ndajnë mendjen dhe të jenë të qartë për këtë, mund ta kenë më të lehtë me Edi Ramën. Kurse kështu siç sillen, duke e akuzuar një javë si manekin të Perëndimit, e një javë si armik të Perëndimit, bezdisin dhe opinionin publik dhe Perëndimin si njerëz jo serioz.

Dhe e bëjnë Edi Ramën të ngjajë aq shumë serioz, sa mund të urrejë dhe veten për këtë shkak. /gazetatema.net

Tags: edi ramamanualmero baze

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Pandemia/ Tjetër bilanc tragjik në Kosovë

Pandemia/ Tjetër bilanc tragjik në Kosovë

Merkato përpara finales, Tirana prezanton zëvendësuesin e Albi Dokës

Merkato përpara finales, Tirana prezanton zëvendësuesin e Albi Dokës

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”
Showbizz

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

by mirseda
22:15 | 21/11/2025
0

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë një reagim të ashpër publik, pas situatave të tensionuara dhe...

Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

21:36 | 21/11/2025
Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq

21:17 | 21/11/2025
Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

21:06 | 21/11/2025
Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com