E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Netanyahu paralajmëron: Armatimi i Hezbollahut ndodhet pranë një depoje të gazit në Bejrut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi grupin militant Hezbollah të Libanit për prodhimin e armëve pranë një stacioni karburanti në Bejrut, duke paralajmëruar për një tjetër tragjedi nëse ndodh ndonjë shpërthim.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht lëvizjen Hezbollah, të mbështetur nga armiku i Izraelit, Irani, për ndërtimin e raketave për të sulmuar shtetin hebre.

Në një fjalim përmes videos nga Jerusalemi, transmetuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu paraqiti një hartë me koordinata që ai tha se tregonin një “depo sekrete armësh” në rrethinat jugore të Bejrutit.

Bejruti është ende duke u rimëkëmbur nga një shpërthim i 4 gushtit kur një rezervë e madhe me kimikate shpërtheu në portin e qytetit, duke vrarë më shumë se 190 njerëz, plagosur mijëra të tjerë dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të qytetit.

Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në caqet e Hezbollahut në Sirinë fqinje, ku grupi po lufton së bashku me qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad.

Hezbollahu, si tërësi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...