Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nesër zgjedhjet në Bullgari/Borisov mund të shohë fundin e një epoke

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Partia e ish-kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, mund të dështojë të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare, për herë të parë në historinë e saj. Dy sondazhe të publikuara më 8 korrik, tregojnë se partia “Ka njerëz” – e formuar së voni nga këngëtari Slavi Trifonov, njëherësh udhëheqës i një programi të popullarizuar televiziv – mund ta tejkalojë GERB-in e Borisovit në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut. Borisov, 62 vjeç, ka dominuar politikën në Bullgari, prejse GERB i ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 me gati 40 për qind të votave. Rezultati i ka hapur rrugën të bëhet kryeministër – një pozitë që e ka mbajtur për gati 12 vjetët pasues.

Por, zhgënjimi në rritje i popullit me korrupsionin dhe standardet e ulëta të jetesës është duke i kushtuar Borisovit dhe GERB-it. Pavarësisht rritjes ekonomike që ka tejkaluar 3 për qind në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, Bullgaria mbetet vendi më i varfër i Bashkimit Evropian dhe perceptohet si më i korruptuari.

Edhe nëse GERB del përpara partisë së Trifonovit, ka pak gjasa të jetë në gjendje të formojë qeverinë. Këtë nuk ka arritur ta bëjë kur i ka fituar 26 për qind të votave në zgjedhjet jovendimtare të prillit. “Po i afrohemi fundit të një epoke me siguri”, thotë për Radion Evropa e Lirë Emilia Zankina, dekane e Universitetit Temple në Romë dhe eksperte për Bullgarinë.

“Borisov ka marrë fund. Nuk pres të bëhet kryeministër”, thotë ajo.

Rezultati i GERB-it në prill ka qenë më i keqi ndonjëherë. Sipas sondazheve, mbështetja për partinë ka vazhduar të dobësohet. Qeveria e përkohshme, e formuar në muajin maj nga presidenti Rumen Radev, i cili ka marrëdhënie të tensionuara me Borisovin, ka tërhequr vërejtjen për rastet e pretenduara të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit, nën Qeverinë e udhëhequr nga GERB.

Ministri i përkohshëm i Punëve të Brendshme, Boyko Rashkov, ka mbështetur pretendimet e opozitës se Qeveria e Borisovit ka përgjuar partitë e tjera, përpara zgjedhjeve të prillit. Zyrtarë të tjerë të përkohshëm kanë akuzuar Qeverinë e Borisovit për dhënie të kontratave me vlerë mbi pesë miliardë dollarë, vetëm gjatë dy vjetëve të fundit, pa ndonjë proces konkurrues. Ata po ashtu kanë thënë se shuma të mëdha parash nga kontratat qeveritare kanë shkuar te një numër i vogël kompanish. Zankina thotë se Qeveria e përkohshme po “gërmon kudo” për të gjetur “punët e pista” të Borisovit, duke tejkaluar mandatin e saj për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja.

Genoveva Petrova, drejtore menaxhuese e agjencisë së sondazheve Alpha Research në Sofje, thotë se nuk ka prova të fuqishme për akuzat. Kjo bën që disa të besojnë se Qeveria e përkohshme po përpiqet të ndikojë në zgjedhje. Më 2 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër dy figurave të fuqishme bullgare për “rolet e tyre të mëdha në korrupsion”, përfshirë Delyan Peevskin – një manjat që ka shërbyer në Parlament.

Opozita bullgare e akuzon Peevskin për kontrollimin e GERB-it nga prapa skenave, duke ndikuar në emërimin e zyrtarëve kryesorë, siç është prokurori i përgjithshëm. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për Radevin dhe Qeverinë e përkohshme. Kjo ka dëmtuar një nga argumentet kryesore të fushatës së Borisovit – se ai është kandidati “pro-perëndimor” i mirëpritur në Bruksel dhe Uashington.

Sipas sondazheve të agjencive Alpha Research dhe Gallup International, GERB pritet të fitojë 20.3 deri në 21.5 për qind të votave – një rënie kjo prej 6% nga zgjedhjet e prillit. Sipas sondazheve të njëjta, partia “Ka njerëz” pritet të fitojë 21.3 deri në 21.8 për qind të votave – 3% më shumë se në prill. Por, edhe nëse shënojnë rezultate më të mira se në prill, kundërshtarët e GERB-it mund të dështojnë të formojnë qeverinë pas votimeve, thonë analistët.

Trifonov pritet të ftojë Bullgarinë Demokratike – një aleancë e partive liberale, e formuar në vitin 2018 – si dhe partinë “Ngrihu! Dil jashtë! – e krijuar vitin e kaluar nga ish-avokatja e popullit, Maya Manolova – për të formuar një qeveri koalicioni.

Zankina paralajmëron se Trifonov rrezikon të humbasë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nëse ai nuk arrin të krijojë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të 11 korrikut. Se cilat politika do t’i ndjekë Trifonov nëse do të ketë sukses në formimin e qeverisë dhe kë do ta zgjedhë për ta drejtuar atë, mbetet për t’u parë. Trifonov, 54 vjeç, i ka shmangur mediat në masë të madhe gjatë fushatave të prillit dhe korrikut, duke dhënë pak detaje për platformën e tij politike. Ai ka thënë se do të përpiqet të rrëzojë prokurorin e përgjithshëm, Ivan Geshev, i cili konsiderohet i afërt me Borisovin dhe i cili ishte një shënjestër e protestave anti-korrupsion, verën e kaluar.

Zankina thotë se pret që çdo qeveri e udhëhequr nga partia e Trifonovit, të ndjekë raste kundër Borisovit. Megjithatë, ajo shton se Trifonov mund të ftojë anëtarë të GERB-it, të cilët “nuk janë të njollosur” nga korrupsioni, për të shërbyer në qeveri, sepse partia e tij nuk ka ende infrastrukturë për t’i mbushur pozicionet.

Trifonov ka thënë se ai nuk dëshiron të jetë kryeministër, por nuk ka treguar se kë do të caktojë për postin e lartë, nëse ka shansin. Nëse nuk formohet asnjë qeveri dhe Bullgaria shkon përsëri në zgjedhje në vjeshtë, Borisov do ta ketë sërish vështirë të kthehet, thotë për Radion Evropa e Lirë Parvan Simeonov, analist nga Gallup International, me seli në Sofje. “Njerëzit janë ngopur me ish-kryeministrin dhe mënyrën e tij të udhëheqjes së vendit”. “Ka kërkesë të madhe për ndryshim”, thotë Simeonov.

Përgatiti: Valona Tela/ Europa e Lirë

Tags: boyko borisovBullgariZgjedhjet

TË LIDHURA

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror
Bota

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

14:49 | 13/09/2025
Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal
Bota

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

14:45 | 13/09/2025
Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike
Bota

Operacion i suksesshëm”/ Houthit sulmojnë Tel Avivin me raketë balistike hipersonike

10:35 | 13/09/2025
Next Post
“Lashë dy djem rrugëve”, 51-vjeçari pendohet që vr*u gruan

“Lashë dy djem rrugëve”, 51-vjeçari pendohet që vr*u gruan

FOTO/Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, SPAK del me njoftim zyrtar

FOTO/Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë, SPAK del me njoftim zyrtar

VIDEO/“S’jam këtu për thashetheme”, si e shmangu Rama përgjigjen për tenderin

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror
Bota

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

by mirseda
14:49 | 13/09/2025
0

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet...

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

14:45 | 13/09/2025
Ancelotti: Neymar duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për t’u bashkuar me Seleçaon

Ancelotti: Neymar duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për t’u bashkuar me Seleçaon

14:40 | 13/09/2025
Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë

Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë

14:34 | 13/09/2025
Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren

Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren

14:15 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com