Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi

Madridi do të jetë i ndarë në dy pjesë ditën e shtunë, pasi do të luhet derbi i qytetit mes Athletic Mardrid dhe Real Madrid. Një ndeshje që është kthyer në sfidat më të zjarrta dhe me një interes mjaft të gjerë në vitet e fundit. Këtë sezon të dy ekipet janë në misionin për të ndaluar Barcelonën e cila ka fluturuar në krye të klasifikimit me 8 pikë më shumë. Por kjo përballje bëhet akoma më interesante kur shikon në tabelë që të dyja ndajnë nga 23 pikë dhe njëra prej tyre do të tentojë të mos i ndahet katalanasve dhe tjetra do ta ketë më të vështirë, pasi barazimi në këtë ndeshje nuk do të bënte punë.

Përballja e fundit e derbit të Madridit ka ndodhur në Champions League dhe është fituar nga Athletic Madrid me rezultatin 2-1, por që nuk u shërbeu për të kaluar më tutje pasi ishin mundur në ndeshjen e parë. Ndërsa qyteti ka shijuar përballjen e parë në histori mes dy klubeve në vitin e largët 1928, në Copa del Rey që është fituar nga Real me rezultatin e ngushtë 1-0. Sa i përket statistikave që nga përballja e parë deri sot Real Madrid dominon me shifra të larta. Pasi në 217 ndeshje të zhvilluara mes tyre 109 janë fituar nga Real, 53janë mbyllur në barazim dhe 55 janë fituar nga Athletic. Edhe në raport me golat e shënuar madrilenët e drejtuar nga Zidane janë në avantazh pasi kanë shënuar 364 dhe kanë pësuar 275.

Duke pasur parasysh formën që po kalojnë ekipet në këto momente Real Madrid është duke kaluar formën më të keqe në vitet e fundit, po ashtu edhe ylli i tyre Ronaldo. Ylli portugez po has mjaft vështirësi në kampionat, pasi ka arritur të shënojë vetëm një gol në 11 ndeshje të luajtura. Zidane në këtë sfidë do të ketë edhe tre mungesa mjaft të rëndësishme që janë, uellsiani Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe portieri Keylor Navas. Ndërsa janë rikthyer në ekip Varane dhe Carvajal që janë dy pika mjaft të forta në mbrojtje. Tekniku francez pritet t’ia besojë sërish portën, Kiko Casilla, ndërsa para tij pritet të rreshtojë Varane, Ramos, Marcelo në të majtë dhe në të djathtë Hakimin, pasi Carvajal nuk do të jetë gati që ta fillojë në një sfidë kaq intensive pas shkëputjes që pati nga fusha e blertë. Ndërsa në mesfushë pritet të jetë tridenti i besuar Modric-Casemiro-Kroos. Sulmi ka qenë pjesa më e dobët e këtij sezoni tek Real Madrid, prandaj Zidane do të bresë me Ronaldo në të majtë, Në qendër është një balotazh mes Asenssio dhe Benzema, ndërsa në të majtë pritet të luaj sërish Isco.

Simeone që është strategu i Atl. Madrid do ti duhet ta përgatisë mjaft mirë këtë sfidë pasi është i vetmi kompeticion që konkuron, pas atyre paraqitjeve zhgënjyese në Champions League, ku shanset janë shuar shumë për të kaluar fazën e grupeve. Në portë pritet të jetë i zakonshmi Oblak, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja e mbrojtjes Felipe Luis-Savic-Godin-Juanfran. Në mesfushë do të ketë disa balotazhe pasi janë kthyer nga dëmtimet Carrasco dhe Koke, të cilët mund të ulin në stol Thomas dhe Fernandez. Ndërsa nga ana tjetër janë konfirmuar Saul Niguez dhe Gabi, sulmi do të jetë i përbërë nga Griezmann dhe Gameiro.

Kjo supersfidë so të zhvillohet ditën e shtunë me fillim në 20:45 dhe ndeshja do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”, stadiumi i ri i Atl. Madrid që i ka sjellë fat deri tani skuadrës së Simeone. TIRANA TODAY

Tags: Atl.Madrid-Real MadridderbidiniduhetgjithçkakëtëNeser

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Next Post
Dezertimi i 4 komandove, ish-deputeti i PD-së: Nuk është hata, shqetësuese është fakti se…

Dezertimi i 4 komandove, ish-deputeti i PD-së: Nuk është hata, shqetësuese është fakti se...

Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

Konfirmon Mou: Pogba dhe Ibrahimovic janë gati

Konfirmon Mou: Pogba dhe Ibrahimovic janë gati







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com