Duke iu referuar anketave, presidenti Trump po humbet mbështetjen mes votuesve 65 vjeç e sipër, një grup që votoi për të në vitin 2016. I etur për të fituar përsëri mbështetjen e votuesve të moshuar, që përbëjnë rreth 23 përqind të elektoratit amerikan, Trump bëri fushatë të premten në Florida me thirrjen për të mbrojtur të moshuarit amerikanë. Jo vetëm kaq, por ai ka bërë edhe një premtim paksa paradoksal.
“Nëse rizgjidhem, do i rikthehemi jetës normale”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit amerikan Donald Trump në fjalimin e mbajtur në kuadër të fushatës elektorale. Sipas Trump, rivali i tij Joe Biden do të mbyllë vendin, e do zgjasë pandeminë.
“Më të, do të shkohej drejt depresionit më të madh ekonomik në histori”, ka thënë më tej ai.