Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli

Nga Enkel Demi/Opozita e Lulzim Bashës pësoi humbjen më të rëndë të historisë së saj të shkurtër. Nuk është humbja e zgjedhjeve, as tkurrja e Partisë Demokratike në elektorat, por sot u shënua fataliteti.

Për herë të parë u pa sheshit që mëria e njerëzve ishte shumë më e madhe se e grupit politik që mori përsipër të drejtonte shpresën e tyre për të përmbysur qeverinë.

Krerët e sotëm të Partisë Demokratike nuk arritën të vidhnin të paktën një fije trimëri nga ish-kryetari 74 vjeçar, Sali Berisha apo vrulli i Monika Kryemadhit.

Të dy janë profesionistë të lëmit, nuk ka rëndësi se çfarë mendohet për ta. Të dy e dinë si tërhiqet njerëzia drejt një ndryshimi dhe si duhet të sillen ata në raport me ta.

Monika Kryemadhi ia doli të mbajë turmën të lidhur pas vetes, tek fliste në tubim, të përplaset me policinë, ta mbrojë dora vetë Floida Kërpaçin e gjakosur, të hedhë tymuese në sallën e Kuvendit, por dhe t’i ndërpresë fjalën Ulsi Manjës në televizione, madje ta telendisë në sy.

Pyetja është: Si ia doli t’i bëjë të tëra këto, ndërsa Luli u zhduk nga skena pa nisur ende shfaqja?

Sali Berisha mori përpara tërë ata djem të fortë të Gardës dhe ndërpreu seancën. Në fund arriti të japë zgjidhjen e vetme që i ka mbetur ekzistencës politike të Partisë Demokratike; dorëzimin e mandateve, djegien e tyre.

Ai e ka kuptuar që tani ka vetëm një rrugëdalje; dalja jashtë sistemit, pasi e vetmja shpresë për përmbysje mbetet rruga e madhe, aty ku mëria është shumë më e madhe sesa tek ligjvënësit opozitarë me veshje të shtrenjta. Basti është i madh dhe ndoshta i pamundur, por i ka ardhur koha të vihet.

Vetëm ky veprim do të mundë t’i mbajë akoma njerëzit lidhur me opozitën, pasi dështimi i saj me zgjedhjen e Arta Markut fiku shpresën e fundit që me Lulin rrëzohet Edi Rama.

Kjo opozitë e sotme ka vetëm një mundësi që është propozimi i Sali Berishës, sepse turma sot kërkonte sakrificë para altarit, kurban do të thoshte Edi Rama.

Kurbani duhet të ishte moszgjedhja e prokurorit. Tani që kjo ndodhi, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë ku e ku më të zotë, mbetet të sakrifikohet vetë krijesa e Lulit; grupi i sotëm parlamentar që ai e zgjodhi pa pyetur kënd, pas marrëveshjes misterioze të natës së 18 majit.

Turmës i duhet kjo sakrificë, sepse sot nuk mund të shkojë në shtëpi e telendisur nga humbja që u shkaktoi qeveria, madje me një Ramë që me qetësi olimpike shihte një teatër që ia këndellte gazmendin.

Me një Ramë që në mbrëmje e pret një takim i nxehtë me Mogherini-n, të cilës me plot të forta do i rrëfejë si e zgjodhi atë gocën kryeprokurore dhe si e porosiste Monika ta pinte kafen me atë vetë në Bruksel.

Pastaj do të vazhdojë qyfyrja me kërcënimet që mos të kthehej më në Shqipëri, por në fund do të shpërthejnë në gaz se si iku Luli për … vetëm me Ulsi Manjën dhe pak Gramoz, i cili nuk thotë “prokuror”, por “prekuror”.

Prandaj, udha e sotme e Lulit ka vetëm një shteg, nëse nuk dëshiron të përfundojë me gjithë mend luledielli si ajo fushata, që të gjëmojë dritën e diellit, kur është ditë dhe të var kokën, kur bëhet natë. (27.al)

Tags: djegedi ramagardaGramoz RuçiLul Bashalulediellimandatet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Kosova nuk është shtet, s’mund të bashkohet me Këshillin e Evropës”

“Kosova nuk është shtet, s’mund të bashkohet me Këshillin e Evropës”

Votimi për kryeprokuroren/ “Ju munguan 5 vota, kush janë tradhtarët?” Ja si reagon Rama

Votimi për kryeprokuroren/ “Ju munguan 5 vota, kush janë tradhtarët?” Ja si reagon Rama

“Serbia e ulur në dy karrige”,  Vuçiç udhëton urgjent drejt Rusisë

“Serbia e ulur në dy karrige”,  Vuçiç udhëton urgjent drejt Rusisë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com