jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Nëna e Skënderbeut, me origjinë serbe”, Paskal Milo sqaron të vërtetën

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nëna e Skënderbeut, me origjinë serbe”, Paskal Milo sqaron të vërtetën

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut. Në një intervistë për ‘Tirananews.al’, ai shprehet se videoja që është bërë virale në rrjet, është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, për të goditur figurën e Skënderbeut.

Ai sqaron më tej se synimi nuik është për të goditur figurën e tij, por të Skënderbeut. Për rrjedhojë, goditja realizohet përmes shpifjeve në adresën e tij. Por si qëndron e vërteta? Milo thotë më tej se frazat janë shkëputur nga një bisedë që ka zgjatur dy orë. E po kështu janë montuar.

Intervista

Ju keni thënë se video që është bërë virale, ku ju deklaroni se nëna e Skënderbeut është më origjinë sllave është një shpifje e montuar dhe manipuluar, përse?

Është një shpifje shumë e poshtër e organizuar nga qarqe ekstremiste islamike, që financojnë shumë portale të tilla në Shqipëri, për të goditur figurën e Skënderbeut. Nuk është hera e parë që e bëjnë këto qarqe. Por duke keqpërdorur dhe manipuluar tezat dhe qëndrimet e mia shumë të njohura në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dy vite më parë.

Pyetja që shtrohet është, pse u kujtuan tani këto portale me influenca të qarta islamike ektreme, të ribotojnë dhe manipulojnë pas dy vitesh këto deklarata të miat?

Bën shumë përshypje dhe është qëllimisht e organizuar dhe unë jam në dieni të këtyre përpjekeve që bëhen nga individë të caktuar të paguar. Synimi nuk jam unë, por është goditja e figurës së Skënderbeut. Goditja realizohet përmes shpifjeve në adresën time.

Nëqoftëse doni të dini pikpamjet e mia, i sugjeroj të gjithëve të lëxojnë se çfarë kam thënë unë në referatin e mbajtur në vitin 2018 në Konferencën Kombëtare për Skënderbeun të mbajtur në Tiranë dhe në disa konferenca të tjera. Materiale këto të botuara edhe në gazeta. Aty janë të qarta dhe jo të manipuluara. Nuk ka fraza të shkëputura nga konteksti si është bërë në atë video të publikuar.

Është një tentativë e ndyrë e qarqeve të influencuar nga radikalistë ekstremistë, që vazhdimisht kanë goditur figurën e Skëndërbeut me qëllime anti- kombëtare dhe anti-shqiptare.

Ku qëndron goditja, se që nëna e tij është me origjinë sllave është thënë nga ju..ç’ka do të thotë që mbështesni këtë tezë…

Në monetin që frazat merren të shkëputura nga një bisedë që ka zgjatur dy orë edhe montohen, nuk del absolutisht qëndirimi edhe mendimi im. Sepse nuk jam unë që e kam thënë që nëna e Skëndërbeut është me origjinë serbe, po janë me dhjetëra dhe qindra historianë. Nuk e them unë që Skendërbeu ka lindur nga një familje ortodoske, por janë shumë të tjerë dhe dokumeta historike që e thonë këtë.

Nuk e kam shpikur unë, unë u referohem historianëve dhe dokumentave të tjera. Ky montim është bërë qëllimisht edhe nuk e thonë që unë këto deklarata i kam bërë para dy vitesh, duan të japin përshtypjen që unë këto deklarata i kam bërë këto ditë.

Ka pasur komete dhe akuza kundër jush në rrjet…

Pse nuk del një historian ta kundërshtojë, por del vajza e Koço Kokëdhimës, çfarë përfaqëson ajo? Ajo është tralala zura një galë.

Çfarë arrijnë këto ekstremistë duke goditur Skënderbeun?

Në Shqipëri ka një numër presionesh që vijnë nga qarqet ekstremiste islamike.

Në këtë rast duke goditur figurën e Skëndërbeut që ndali pushtimin osman, që iu bë barrikadë pushtimit të Evropës nga osmanët dhe që Skëndërbeun e kanë akuzuar si tradhëtarë të osmanëve dhe si tradhëtarë të islmalit, duke e nxjerrë Skëndërbeut si një nga udhëheqësit e botës së krishtere, evropiane të asaj kohe, argumetojnë tezat e tyre që Skëndërbeu është tradhëtar. Pra godasin figurën e Skëndërbeut duke përdorur tezat e mia. Shumë dinake!

Si influencon kjo sot?  

Ju e këni të qartë që në politikën e gjeo-Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe shqipëtarët, ata i mendojnë si baza mbështetëse për penetrim të mëtejshëm të islamizmit ekstem në Ballkan. Spese mbështeten në faktin që shumica e shqipatërëve janë të fesë muslimane dhe duke bërë këto gjera ata duan të penetrojnë thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare. Sidomos tani ku në Ballkanin Perëndimor kryqëzohen influenca dhe presione të ndryshme dhe ku presionet e qarqeve islamike janë të pranishme. Pjesë dhe instrumet i kësaj fushate për ta penguar këtë rajon për tú bashkaur me Evropën.

Tags: nenaPaskal MiloSkenderbeu

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Çfarë po ndodh? Kë po kërcënon aq ashpër Gjermania

Çfarë po ndodh? Kë po kërcënon aq ashpër Gjermania

Nis mbledhja e Këshillit Politik për ‘Zgjedhoren’, ja çfarë pritet

Nis mbledhja e Këshillit Politik për ‘Zgjedhoren’, ja çfarë pritet

“Ti hiqet nënshtetësia shqiptare”, Paskal Milo kritikohet për deklaratën ndaj Skënderbeut

“Ti hiqet nënshtetësia shqiptare”, Paskal Milo kritikohet për deklaratën ndaj Skënderbeut







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com