E diel, 13 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh? Kë po kërcënon aq ashpër Gjermania

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj “atyre që janë përgjegjës” – duke përfshirë një shtetas rus – për një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman.

Tensionet diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë janë rritur.

Më 28 maj, ministria gjermane tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadorin rus në Berlin për t’ia përcjellur mesazhin.

Sipas autoriteteve gjermane, provat tregojnë se në kohën e sulmit, shtetasi rus, Dmitry Badin, ishte duke punuar për agjencinë e inteligjencës ruse.

Prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi besohet se ishte pjesë e një grupi të hakerëve të njohur si APT28, ose Fancy Bear.

“Ambasadori rus u njoftua se mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga zyra e prokurorit federal gjerman më 5 maj kundër shtetasit rus Dmitry Badin, qeveria gjermane do të kërkojë që Brukseli të përdorë regjimin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër përgjegjësve për sulmin ndaj parlamentit gjerman”, tha ministria në deklaratë.

“Ka prova të besueshme që Badin ishte anëtar i shërbimit sekret ushtarak të Rusisë – GRU, në kohën e sulmit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve gjermane.

Në fillim të këtij muaji, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kishte “prova bindëse” për përfshirjen e “forcave ruse” në një sulm kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman, dhe zyrës së saj.

Më 27 maj, Moska mohoi çdo përfshirje në sulmet kibernetike ndaj parlamentit gjerman, duke thënë se çështja është duke u përdorur nga Berlini për të larguar vëmendjen nga problemet mbi pandeminë koronavirusit. /Rel

Lexo edhe :   Gjermani/ Nëna shqiptare rrëmbehet me fëmijën e saj, dyshimet e para
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...