Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nëna apo babai, nga cili trashëgojmë më shumë tipare?

4 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete
Nëna apo babai, nga cili trashëgojmë më shumë tipare?

Një nga kuriozitetet që u ndodh shumicës së njerëzve kur bëhen prindër, por edhe i të afërmve, është se kuj i ngjan më shumë i sapolinduri. Siç konstatojnë ekspertët gjenetistë e antropologë, secili fëmijë është posaçërisht rezultat i vetëm një nga miliarda faktorësh të mundshëm trashëgues, ndërsa kombinimi vjen si rezultat i përzierjes së gjeneve nga të dyja palët.

Por cilët janë disa nga tiparet që bëjnë “fajtor” njëren apo tjetrën palë?

Veshët e mëdhenj besohet se trashëgohen nga linja e mashkullit, andaj nëse babai juaj ka pasur veshë të tillë, janë shumë të vogla gjasat që ky “brend familjar” t’ju anashkalojë edhe juve. Për tullacët, për shembull, “fajtore” është nëna, përkatësisht babai i saj apo vëllezërit. Nëse dajës tuaj i kanë rënë flokët, janë gjasat shumë të vogla që do të mund të mburreni me flokët tuaj.

Gjithashtu, nëna është “fajtore” edhe nëse keni gishtin e këmbës të madh, sepse ai trashëgohet nga nëna, thonë gjenetikët. Fëmijët nga nëna trashëgojnë vetëm një kromozom X, që është i pasur me gjene të cilat përcaktojnë pamjen fizike, ndërsa, nga ana tjetër, kromozomi X i babait është i varfër me gjene të tilla. Edhe pse kjo nuk është rregull, në shumë raste është kështu, për ç’arsye edhe ekziston besimi në popull që djemtë gjithmonë u ngjajnë nënave.

Te vajzat situata është krejtësisht tjetër. Ato trashëgojnë njësoj X kromozome nga të dy prindërit, andaj kanë shanse të njëjta që t’u ngjajnë edhe babait edhe nënës.

Karakteristikat të cilat barten me gjenet dominuese janë edhe vrima në mjekër, lilthi i gjerë dhe i butë, vetulla të bashkuara apo të dendura, tufa e bardhë e flokëve, të cilën më së shpeshti e kanë meshkujt, aftësia për t’iu rrotulluar gjuha. Edhe ngjyra e syve të foshnjës varet nga kombinimi gjenetik. Megjithatë, ekziston një rregull ku është e pamundur që prindërit me sy të errët të kenë foshnje me sy të kaltër. Për dallim nga ata, njerëzit me flokë dhe sy ngjyrë kafe, mund të kenë fëmijë me sy blu, edhe pse nga shembujt më të zakonshëm kanë ngjyrë identike të syve të prindërve dhe të foshnjave. Njerëzit me flokë dhe sy të çelët, kanë mundësi më të madhe që foshnja e tyre ka sy blu apo të gjelbër.

Rregullat gjenetike ekzistojnë edhe kur bëhet fjalë për flokët. Nëse prindërit kanë ngjyrë të çelët, edhe fëmija i tyre do ta ketë të njëjtën nuancë. Nëse njëri nga prindërit e ka ngjyrën më të errët, flokët e foshnjës do të jenë ose të mbyllet ose do ta kenë nuancën e ngjyrës së flokëve të të dy prindërve. Nëse njëri nga prindërit, ka flokë kaçurrela, mundësia e madhe është që edhe fëmija të ketë poashtu flokë kaçurrela.

Studimi

Një studim i bërë nga Kathleen Wermke, antropologe mjekësore e Universitetit Urzburg në Gjermani, përmes 60 foshnjave franceze dhe gjermane tregoi se pas lindjes ato bërtasin me intonacionin e gjuhës së prindërve të tyre. Po ashtu, era e trupit trashëgohet nga prindërit.

Edhe koeficienti i zgjuarsisë trashëgohet nga prindërit: trashëgohet volumi i substancës gri, sasia e qelizave procesore të trurit, që mbledhin të dhëna; volumi i substancës së bardhë, që lidh një procesor me tjetrin.

Ndërkaq, çdo aspekt i një qenieje njerëzore është një kombinim i natyrës (gjeneve) dhe rritjes (mjedisit, dietës, ekspozimit ndaj kimikateve apo infeksioneve të ndryshme, madje edhe përkujdesjes emocionale). Këta faktorë të kushtëzuar edhe nga mjedisi mund të shkaktojnë luhatje mjaft të mëdha te njerëzit.

Tags: ngjasiaPrindëritStudimi

TË LIDHURA

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir
Aktualitet

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë
Aktualitet

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025
Next Post
10 shprehje nga Shileri, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Shileri, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Mediat turke/ Ndryshojnë hetimet për zhdukjen e supermashtruesit Özer 

Mediat turke/ Ndryshojnë hetimet për zhdukjen e supermashtruesit Özer 

Mblidhet komisioni për shkarkimin e Presidentit, Meta: Kam axhendë të ngjeshur

Me 14 vota “Pro”/ PS miraton kërkesën për shkarkimin e Presidentit Meta

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com