E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Mediat turke/ Ndryshojnë hetimet për zhdukjen e supermashtruesit Özer 

Themeluesit i “Thorex”, Faruk Fatih Özer, që akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë qytetarëve në Turqi mund të jetë marrë peng nga Mafia në Shqipëri. Media turke ka bërë të ditur se është zbuluar targa e makinës ku u fut 27 vjeçari para se të “avullonte”.

Sipas  gazetës “cumhuriyet” bëhet e ditur se, dy motoçiklistë e kanë parë një makinë misterioze me targa 06 AGA, brenda të cilës u fut 27-vjeçari turk, duke u zhdukur më pas pa gjurmë. Pikërisht në këtë moment dyshohet se Özer është marrë peng pa e kuptuar nga një rrjet mafioz që operon në Shqipëri.  Themeluesi i “Thorex”, 27 – vjeçari Faruk Fatih Özer,  akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë qytetarëve dhe, sipas mediave turke, dyshohet se turku ka pasur lidhje me grupe kriminale në Shqipëri, mund të jetë mashtruar nga ata për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Fillimisht nga mediat turke u pretendua se Faruk Fatih Özer u arrestua në Prishtinë pak ditë më parë, por “cumhuriyet” shkruan se emri i tij nuk ishte në listën e 29 emrave turq që ishin pjesë e “listës së zezë” të Interpolit, duke saktësuar se i riu është ende i lirë. I riu nga Turqia, i cili akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë personave, ka hyrë në Shqipëri pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, e tashmë është nën hetim zhdukja e tij.

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...