Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nën ligjin e xhunglës të Edi Ramës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nën ligjin e xhunglës të Edi Ramës

Nga Agron Gjekmarkaj/Në Tiranë mbizotëron ligji i xhunglës. Më i forti merr ç’ti teket. Nuk  ka rëndësi ligji. Ky është një pohim retorik në fakt. Të gjithë e dimë se atë e bën më i forti, e derdh si çelikun në kallëp pa, e vrarë mendjen për atë te uruar bidat kushtetues.

Ashtu haptas, pa kokëçarje, gati-gati si shpullë në faqe. Fyhreri ynë i di mirë këto punë. Ndërsa individit i mbetet veç të fërkojë faqen e buhavitur nga dacka e dhënë për qejf të dorës. Pyetja se kush është më i forti do të ishte harxhim kohe!

Të gjithë e dimë- Kryeministri bre vlla. Ai vran. Ai kthjell. Ai të trishton. Ai të shkakton gaz. Ai të darovit. Ai të ndëshkon. Ai të merr. Ai të jep. Ai të çon në hapsana. Ai të kthen lumturinë. Ai të ngjit dhe të zbret. Ai të bën t’i puthësh dorën si zonja në Elbasan. Ai të shemb teatrin. Ai tokën publike ta fal. Ai t’i bën lulishtet kulla dhe kullat si pika takimi me Zotin. Atje lart Artan Shkreli dhe Artan Lame, që dikur në kohë të Berishës për një gërvishtje tundnin qiellin dhe tokën duke bërtitur …vraponi o burra vraponi ke ura… se erdhën barbarët, tani të edukuar dhe të bindur qamet, ëndërrojnë se si nën hije të kullave do të pinë birra të ndezur flakë nga zagushi e kompromisit.

Fakti që sipër binave edhe mund të flasin me Hyun, duke u rrëfyer për sjelljen prej mësalle, kushedi u jep shend e qeti.

Mirela Kumbaro, dikur sqimatare plot ojna e naze, mërzitej nga poterja e zhurmat, nga ndërtimet në bregdetin e Jonit që i zinin pamjen e pulëbardhave, teksa zhysnin kokën ndë ujë.

Punëtorët, pa shumë stërhollime, ngrinin zërin duke i prishur gjumin plot ëndrra frënge (lexoni një artikull të bukur të ministreshës të nja 6 a 7 viteve më parë te “Panorama” dhe të drejtë do më jepni njëzëri), sot firmos për Turbinën, për Furrnaltën, për Dritën e Partisë, për Teatrin që na lanë italianët buzëhollë që të shkërmoqet.

Eeeeee, parimet vlejnë vetëm në opozitë. Pushteti është tjetër hesap. Ai kërkon firma sa hap e mbyll sytë. Ai kërkon bindje pa u menduar dy herë. Ai të jep mundësinë të nënshtrohesh pa e ndierë se çfarë është turpi përballë opinionit publik.

Ai të trimëron dhe të bën të ndihesh i përjetshëm, pa u tulatur nga frika që zë njerëzit e zakonshëm. Mirela Kumbaro, dikur e ndjeshme, e brishtë, e mbushur me pasion ndaj padrejtësive, e bezdisur nga smogu dhe trafiku, sot s’e ka për gjë të bashkëpunojë me triadën e famshme PPP.

Urdhri i Ramës për të është e vetmja kushtetutë, i vetmi ligj, e vetmja trashëgimi kulturore. A thua se mikja Kumbaro do ketë njëqind jetë dhe të gjitha do i jetojë si ministreshë plot zulmë, lavdi e propagandë. A thua se bekimet e Edi Ramës janë e vetmja portë për të trokitur në Parajsë?? A thua se Rama vetë do të ketë fat më të mire se Cezari, Mark Aureli, Sila apo Sulltani Fatihu? Ikin të gjithë një ditë këso bote duke zënë veç dy metra dhe. Por si kujtohen ka rëndësi?

Perandorëve kemi boll faqe për t’u lexuar. Ramës do t’i kujtojmë Kohën e hashashit, Kullat, Tahirin, Beqen, Manastirliun dhe Ahmetajn ministër. Shembjet, kullat, trashëgiminë kulturore nuk i heton askush. Prokuroria ka punë të tjera. Ajo tani po i tregon dhëmbët opozitës. Në Shqipëri, opozita është gjithmonë problemi. Ajo është armikja e madhe. Ajo e pengon regresin.

Ajo ysht regresin. Qeveria është patriotizmi, udha, e drejta, stabiliteti, mirësia paqja dhe amshimi. Tani të gjitha fajet i ka Lulzim Basha dhe qyqarët e teveqelët përreth tij. Ai të bën hazret dhe nuk çan kokën për milet.

Ndjeshmëria qytetare ku e ku më pak vihet në tefter. Historia, trashëgimia kulturore dhe kujtimet e personaliteteve të artit janë trekëmbëshi ku çdo koncept var veten faqe botës. Herë pas here lëshojmë ndonjë llaf të shthurur për lali Erin e ngratë, Kryebashkiakun e brishtë të Kryeqytetit tonë, këtë dërdyl tahmaqar, i cili mban me qira vulë e firmë për fatet e metropolit.

Por i biem në qafë, ai me gjasë çirak është. Pazaret për Kullat po i bën Kryeministri. Teatrin si justifikim po ua jep kullaxhinjve po ai për ta ndërtuar. Lali dhe Mirela në këtë rast janë kamerierët lepe peqe, që po punojnë pa iu dridhur qerpiku në këtë akçihane turpi. Cilit vend në botë ia ndërton privati teatrin? Cilit? Zimbabvesë? Malit? Gibonit? Kujt? !! Rama po na i mbyll të gjitha! Shemb teatrin, dërrmon Operën, mbyll Filarmoninë, tall Universitetin. Në të gjitha këto iniciativa gjen mbështetës, shërbëtorë, interesaxhinj, njerëz me halle e dosje.

U jep kulaç e kërbaç. Gjysma e aktorëve filluan të sulmojnë gjysmën tjetër si luftë klasash, tamam si në filmat kur luanin para vitit 1990, që dërrmonin armikun e klasës. Kështu si ia ka nisur Rama dhe kështu si është zgërlaqur opozita, pas nja dy a tre vjetësh do ta mbyllim gojën të gjithë. Disa do të shiten, të tjerë do të blihen, më të ndershmit do të frikësohen dhe heshtja do të mbretërojë ograjave të rilindjes. Do të kemi zë dhe hapësirë vetëm për të duartrokitur teatrin e korrupsionit nën hijen e kullave dhe tre protagonistët e tyre. Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Mirela Kumbaron. Lum Shqipëri që i ke! Je me fat. Rroftë teatri i Rilindjes! (Panorama)

Tags: "xhunglës"Edi RamësKullatligjinTeatriTirana

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kukësi mposht Vllazninë mes polemikash, mbijetesa “bukuria” e Superiores (Video)

Kukësi mposht Vllazninë mes polemikash, mbijetesa “bukuria” e Superiores (Video)

Flakët në banesë i marrin jetën 90-vjeçarit në Tiranë

Flakët në banesë i marrin jetën 90-vjeçarit në Tiranë

Ngacmime seksuale/Bëri 12 vite burg në Shqipëri, bamirësi skocez drejt lirisë

Ngacmime seksuale/Bëri 12 vite burg në Shqipëri, bamirësi skocez drejt lirisë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com