Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Negociatat/ Rama: Procesi mund të ridimensionohet, rrezikon dhe Serbia me Malin e Zi

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ Rama: Procesi mund të ridimensionohet, rrezikon dhe Serbia me Malin e Zi

Në përfundim të takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel, Kryeministri Rama dha një intervistë për gazetaren e A2, Klementina Cenkollari, ku foli për situatën aktuale të bisedimeve për negociatat.

Rama theksoi për A2 se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Europën dhe “duhet të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm”.

Edi Rama: Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Presidenti Tusk është një avokat i palëkundur i procesit. Kemi shkëmbyer informacionet e orëve të fundit. Përpjekjet vazhdojnë. Më e mira do të ishte një zgjidhje kompromisi, por mund të ndodhë gjithçka, çdo opsion është i hapur. Ka një përpjekje të brendshme të shumë vendeve për të bërë më të mirën dhe për të mos e lënë procesin të hyjë në hulli të panjohur.

Klementina Cenkollari: A i druheni një skenari për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut? Në rast të tillë, a do të ishte ky një dështim i Tiranës?

Edi Rama: Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshinë ne si Shqipëri. Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë. Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit.

Ky është një raport i rëndësishëm për Europën në raport me vetveten dhe të ardhmen e zgjerimit. Nuk është thjesht një moment i rëndësishëm jashtëzakonisht shumë për ne si Shqipëri. Në këtë moment të rëndësishëm për Europën është shumë e rëndësishëm që ne të kuptojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos biem në pesimizëm. Ashtu si kundër, nuk kemi pse të jemi optimist pa arsye”, tha Rama./A2

Tags: edi ramaMaqedonia e veriut

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Next Post
Albin Kurti pritet të organizojë festë madhështore në Tiranë

Albin Kurti pritet të organizojë festë madhështore në Tiranë

Vizita e Kryemadhit në SHBA, ish-ministri zbulon prapaskenat

"Vajza ime shkollohet në Angli”/ Kryemadhi sqaron deklaratën: Si politikane kam dështuar

VIDEO/ Veterineri i pret veshët qenit në mes të rrugës

VIDEO/ Veterineri i pret veshët qenit në mes të rrugës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com