Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Negociatat për Prokurorin, Rama: Telefonova Bashën, por kishte frikë gjelin dhe….

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha pak ditë më parë se mes stafeve të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës janë bërë negociata për të zhvilluar një takim lidhur me mënyrën se si do të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm.

“Këtë vend e ka katandisur Edi Rama sepse është peng i dosjes së Xibrakës. Këtë nuk ka mbetur njeri që nuk e di sot dhe kur i kujtohet dosja, ai është i gatshëm të ulet barkas dhe të bëjë çdo lëshim. Në këto kushte e ftonte. Çfarë tha Lulzim Basha? Po, plotësisht dakord. Hajde të ulemi të përcaktojmë procedurën ligjore që do të ndjekim dhe që s’mund të ishte kurrë nën 3/5 dhe pastaj të procedojmë me emrin. Jo i thanë ndërmjetësit Lulzim Bashës. Do fillohet me emrin, se pastaj ju mund ta bllokoni. Basha i tha po në qoftë se i bllokojmë, përcaktojmë po në ligj mekanizmin antibllokim. Çfarë ishte ftesa? Ishte një kurth i ulët, i turpshëm në të cilën zoti Basha dhe asnjë politikan nuk mund të binte. Kthesa ishte vetëm për të thënë që e provuam dhe ky s’deshi, hajde zbresim tek 36 deputetët”, u shpreh Berisha pak ditë më parë gjatë një intervistë në Ora News.

Më tej ai tha se “Janë bërë takime përgatitore. Basha ishte shumë serioz në atë që thoshte. Kurse përfaqësuesi i Edi Ramës thoshte: Se kështu na thonë ambasadorët. Sepse ambasadorët donin këtë formë për të mos shkuar pastaj tek emri se mund ta them edhe emrin”.

Por kryeministri Rama tregoi sot një tjetër variant. Ai tha se e ka telefonuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe telefoni i tij i ka dalë i fikur, ndërkohë që kur i ka dërguar mesazh, nuk ka marrë përgjigje.

“Nuk di që paska thënë Luli që i kam ofruar një pazar, i kam telefonuar dhe doli Albtelekomi. I kam çuar mesazh a mund të komunikojmë dhe nga ana tjetër ka qenë pasqyra e ekranit të telefonit. Nuk kemi komunikuar dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje të ndonjë lloj pazar, pse u shkon mendja gjithmonë te pazari? Ç’e kanë këtë sikur janë rritur mes gjelave të detit dhe çdo përpjekje që tu ofrosh u duket sikur u kërkon ndarjen e gjelave. Diçka kanë këta që sa herë u kërkon në mënyrë normale hajde flasin dhe u kujtohet gjeli, jo nuk vij unë se kanë frikë se kofshët i merr tjetri dhe lafsha u ngelet atyre”, tha Rama sot.

Tags: BashenfrikegjelinkishtenegociatatProkurorinramaTelefonova

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

A zgjodhi Shqipëria Turqinë para Amerikës? Pyetja nxeh Ramën: Idiotësi!

“Era” Arta Marku shkund Prokurorinë, shkarkon nga detyra prokuroren

Zaev: PDSH pse jo në Qeveri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com