Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Negociatat/ Deputeti gjerman: Po shtohen gjasat të votojmë për “po”

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ Deputeti gjerman: Po shtohen gjasat të votojmë për “po”

Në prag të vendimit të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u raportoi të premten deputetëve të Komisionit të Bashkimit Evropian. Se çfarë u fol, në takimet e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble këtë nuk e mësuam dot.

Ato ishin konfidenciale. Por simpatia e tyre për kryeministrin shqiptar doli në pah, kur të dy politikanët gjermanë postuan në faqen e tyre të internetit nga një foto me dhuratën që u kishte sjellë kryeministri i Shqipërisë: Nga një kopje të librit për artin e tij, të cilin ai do ta prezantojë të dielën, më 15.09.2019 në Berlin Art Week, së bashku me bashkautorin, artistin Anri Sala.

Në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian u fol për një libër tjetër: raportin e progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, që u publikua në fund të majit, e ku, me gjithë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit, evidentohen një sërë sfidash që Shqipëria ka ende përpara.

Edhe ky takim ishte me dyer të mbyllura, por sipas pjesëmarrësve, kryeministri shqiptar, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve gjermanë për sfidat që rezultojnë nga vërejtjet e progres-raportit. Për shumë deputetë të CDU/CSU-së shmangja e disa prej këtyre mangësive janë kushte, për çeljen e kapitujve të negociatave. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe realizimi i reformës zgjedhore. Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator.

Christian Petry optimist

Për socialdemokratët dhe të gjelbrit, të cilët e kanë shprehur qysh herët qëndrimin e tyre pro çeljes së negociatave, ky dëgjim nuk solli ndonjë ndryshim në opinion. Deputeti socialdemokrat Christian Petry, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”.

Shefi i komisionit parlamentar për çështje të BE-së, Günter Krichbaum, CDU, një nga politikanët më skeptikë deri tani për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nuk u prononcua pas dëgjimit të Ramës në Bundestag. Por një ditë më parë, në një intervistë me DW, ai kishte deklaruar, se nuk e përjashton mundësinë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin në rrugë të ndryshme drejt BE-së.

Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së toku në procesin çeljes së negociatave. Shanset duken të mira që kancelarja kësaj radhe t’ua mbushë mendjen edhe kolegëve më skeptikë të saj që ta shohin Shqipërinë me sy më pozitiv dhe të japin “po”-në e premtuar qysh në qershorin e vitit 2018. /DW

Tags: deputetigjermannegociatatvotojmë

TË LIDHURA

Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit
Aktualitet

Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit

16:52 | 06/11/2025
Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Aktualitet

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

15:04 | 06/11/2025
Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve
Aktualitet

Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

14:54 | 06/11/2025
Next Post
Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

Video/ Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Video/ Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet

Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë për hidrocentralet







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit
Aktualitet

Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit

by mirseda
16:52 | 06/11/2025
0

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes...

E ngacmoi seksualisht në publik, presidentja e Meksikës zotohet se nuk do ta tolerojë autorin

E ngacmoi seksualisht në publik, presidentja e Meksikës zotohet se nuk do ta tolerojë autorin

16:25 | 06/11/2025
Aksident në Torino: Autobus me 50 nxënës përplaset me “BMW”, 20 të plagosur, vdes një nga shoferët

Aksident në Torino: Autobus me 50 nxënës përplaset me “BMW”, 20 të plagosur, vdes një nga shoferët

16:21 | 06/11/2025
Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

Sarkozy me “dietë” në qeli, ish-presidenti refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi

15:18 | 06/11/2025
“Luftë” për shëndetin e fëmijëve! OBSH nis fushatë vaksinimi në Gaza pas paqes Izrael-Hamas

“Luftë” për shëndetin e fëmijëve! OBSH nis fushatë vaksinimi në Gaza pas paqes Izrael-Hamas

15:09 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com