Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Negociatat/ Cakaj e cilëson pozitiv vendimin e Këshillit: Asnjë kusht shtesë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Opozita e ‘kryqëzoi’ pas shkarkimit të 20 diplomatëve, Cakaj e ka një koment

Gent Cakaj, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson edhe njëherë se vendimi që u i Këshillit në Luksemburg ishte pozitiv për Shqipërinë dhe mjaft i rëndësishëm. Kjo pasi sipas Cakajt nuk kishte asnjë kusht shtesë.

Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave procedurale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.

“Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore: E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike.

Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor”, shkruan Cakaj.

Postimi i plotë:

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mundësinë e parë objektive por jo më vonë se në tetor 2019.

Kjo shtyrje vjen si rrjedhojë e pengesave proceduriale dhe ngarkesave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së. Vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit. Fundja, vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor.

Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore:

E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Pra, dje është vendosur një unitet i plotë midis rekomandimeve pozitive të Komisionit dhe qëndrimeve politike të Këshillit. Kjo shënon edhe një hap më përpara në përkthimin e vlerësimeve teknike të Komisionit në vullnetin politik të Këshillit.

E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut. Gjithsesi, duke iu referuar meritave të veçanta të gjithsecilës, Këshilli nuk ka përcaktuar ndonjë avantazh paraprak të Shqipërisë ose Maqedonisë të Veriut sa i përket avancimit të mëtejmë në procesin e anëtarësimit. Në këtë kuptim, shmangia e çfarëdo trajtimi diferencues politik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut meriton konsideratë të veçantë.

E trera, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë. Kjo nënkupton se vendimi i ardhshëm do t’i jep trajtë konkrete dhe të mirë-përcaktuar angazhimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave. Rrjedhimisht, Shqipëria ka shmangur mundësinë e përfshirjes një situate të papërcaktuar politike ku vendimi i prerë do të zëvendësohej me diskutim të vazhdueshëm.

Në fund, Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian. Komisioni ka dhënë dëshminë e plotë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar me hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë punën e saj intensive me vendet anëtare për të siguruar një vendim pozitiv më së largu në tetor. Pavarësisht faktorëve tjerë që kanë ndikuar në shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave deri tani, duhet të theksohet se Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE që vitin e kaluar ????✌!

Tags: asnjëCakajceljacilësonKëshillitkushtnegociatavepozitivshtesë!Vendimin

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Ndryshime në Kodin Penal/ Kush kryen krime zgjedhore, 5-10 vite mosdalje ngë Shqipëria

Ndryshime në Kodin Penal/ Kush kryen krime zgjedhore, 5-10 vite mosdalje ngë Shqipëria

Doli në përgjimet e “Bild”, publikohet fotoja e Sali Skurës

Doli në përgjimet e “Bild”, publikohet fotoja e Sali Skurës

Ekzekutoi me kallashnikov kryeplakun e fshatit, arrestohet autori

Ekzekutoi me kallashnikov kryeplakun e fshatit, arrestohet autori







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com