Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Në zgjerimin e saj në Ballkan, BE nuk mund të injorojë historinë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE heq nga agjenda integrimin e Shqipërise dhe Maqedonisë

Nga Dessislav Valkanov “Eu Observer”

Pak çështje janë më të errëta sesa historia e Ballkanit. Është një grumbullim kompleks i fakteve dhe historive të gjakderdhjes, që zakonisht nuk ka asnjë domethënie për një të huaj, nëse dhuna nuk shpërthen sërish për të ofruar histori interesante për mediat e lajmeve.

Ndaj kuptohet që vetëm një grusht njerëzish, mund ta kuptonin grindjen e fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndoshta do të jetë e dobishme që të shpjegohet sfondi historik i këtij konflikti, të diskutohen arsyet e kokëfortësisë së Bullgarisë dhe mënyra për t`a gjetur një zgjidhje dhe ecur përpara.

Thënë shkurt, qeveria bullgare nuk dëshiron të ndryshojë identitetin apo gjuhën maqedonase, siç kanë thënë disa. Ajo dëshiron të pastrojë nga tekstet shkollore një pjesë të madhe të falsifikimeve dhe gënjeshtrave, që janë prodhuar në fillim nga propaganda komuniste serbe dhe pastaj ajo jugosllave.

Kjo propagandë ishte pjesë e krijimit të Republikës së re Socialiste të Maqedonisë në vitin 1945, dhe mbeti e paprekur edhe pas pavarësisë së vendit në vitin 1991. E kërcënuar nga luftërat dhe pasiguritë e afërta, Maqedonia e Veriut nuk pati kohë që të ndryshonte qasje.

Për pasojë, përzierja shpërthyese e ideologjisë, nacionalizmit dhe metodave totalitare, është ende në fuqi sot. Gjëja që i bezdis më shumë bullgarët është portretizimi i tyre si “tartarë, fashistë mongolo-turq dhe pushtues”.

Dhe kjo nuk është një relike e propagandës së viteve 1950. Është një imazh aktual dhe mjaft i pranishëm, i projektuar vazhdimisht në episode të panumërta në mediat maqedonase:stacione televizive, gazeta, radio, faqe interneti, filma, dokumentarë, etj.

Kjo propagandë është e ngulitur thellë në sistemin shkollor maqedonas, ku fshihet çdo referencë e vetme për trashëgiminë e përbashkët historike dhe kulturore. Nëse një dokument ose një libër nga Mesjeta do të ishte bullgarisht në vitet 1800 ose 1900, historianët maqedonas do t`a hiqnin dhe do ta botonin të redaktuar si një material autentik në librat e tyre shkollorë.

Një shembull i tillë është koleksioni i këngëve popullore nga vëllezërit Miladinov, i botuar në vitin 1861 ne titullin “Këngë kombëtare Bullgare nga Maqedonia”. Libri, që mbahet si një moment historik i identitetit maqedonas, është botuar në Shkup nën titullin e përmirësuar patriotikisht “Koleksioni i këngëve kombëtare”.

E njëjta gjë bëhet me veprën e Stefan Verkoviç:“Këngët kombëtare të bullgarëve maqedonas”, që zëvendësohet me titullin “Këngët popullore maqedonase”.Romanet e Dimitar Talev u përkthyen me heqjen e faqeve të tëra të prera.

Kjo çështje e denoncuar nga djali i tij, mbërriti në vitin 2016 deri në Parlamentin Evropian. Shembuj të tillë janë të shumtë:nga çdo periudhë dhe për çdo figurë historike. Qeveria bullgare ishte e vetëdijshme për të gjitha këto. Por i dha mbështetje qeverisë së re reformatore të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në vend se të ndëshkonte Shkupin që atëherë, ajo nënshkroi një Traktat të Miqësisë në vitin 2017, dhe ndihmoi anëtarësimin në NATO të Maqedonisë Veriore. Çështjet historike midis dy vendeve do të zgjidheshin nga një komitet i përbashkët historianësh, i cili duhej të shërbente si një lloj Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit.

Ai duhej të diskutonte gjithçka hapur:të publikonte dokumente origjinale, të hiqte manipulimet nëpër tekstet shkollore, bashkë me shtresat e propagandës dhe urrejtjes. Komisioni nuk e bëri diçka të tillë. Bisedimet zgjatën derisa hyrja në NATO u ratifikua zyrtarisht në vitin 2019. Pastaj negociatat u ndëprenë dhe rifilluan vetëm 11 muaj më vonë pas presionit të fortë të Sofjes.

Edhe ata pak zëra të moderuar në Maqedoninë e Veriut, si ish-ministri i Jashtëm Denko Maleski apo ish-kryeministri Ljubço Gjeorgjevski u akuzuan për tradhti. Faktet historike që ata paraqitën, nuk u përmendën më kurrë në media.

Mesazhi i atij që Gjeorgjevski e quan “Shteti i Thellë” i Maqedonisë së Veriut ishte i qartë: në Maqedoninë e Veriut,nuk do të ketë asnjë moment “Glasnost” dhe “Perestrojka”.E gjitha kjo mund të ishte pranuar disi nga qeveria Bullgare, po të mos ishte për faktin se sot në Bullgari jetojnë gati 2 milion bullgarë me origjinë maqedonase.

Një e treta e popullsisë së Sofjes, përbëhet nga pasardhës të refugjatëve nga Maqedonia, të cilët ikën si pasojë e shtypjes së komuniteteve, kishave dhe shkollave bullgare. Njerëzit që ikën ishin mësues, shkrimtarë, oficerë dhe rebelë. Emrat e tyre mbushin librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut, të pastruar nga çdo referencë për identitetin e tyre bullgar.

Teorikisht, prania e këtyre njerëzve mund të kishte shërbyer si një urë lidhëse. Në vend të kësaj, zërat e tyre trajtohen si një kërcënim. Këmbëngulja e tyre mbi rëndësinë që ka e vërteta historike, interpretohet nga Shkupi si sulm i Bullgarisë ndaj të drejtës së vetëvendosjes së kombit maqedonas.

Pa dyshim, të vepruarit ndryshe do të ishte shumë i vështirë për udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut. Ata nuk janë përgjegjës për ngritjen e makinerisë së propagandës. Ata nuk dëshirojnë të jenë ata që do t`a shpërbëjnë atë, dhe që të ekspozojnë një pjesë të madhe të elitës kulturore të vendit.

Kështu që kanë zgjedhur rrugën më të lehtë:shmangien e ballafaqimit me realitetin, manovrimin dhe luftën e gjithanshme diplomatike me armikun, bullgarët. Besoj se është koha që Evropa të përgatitet për t`a bërë dialogun kulturor dhe historik, pjesë e procesit të saj të zgjerimit në Ballkan.

Pas dekadash ideologjie, nacionalizmi dhe urrejtjeje,vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për shërim. Institucionet e tyre të dobëta arsimore dhe buxhetet e pakta kulturore, nuk mund të pritet që t`a përballojnë dot këtë proces. Evropa ka nevojë të përdorë përvojën e saj mbresëlënëse në shërimin dhe ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve historike. Maqedonia e Veriut, duhet të jetë vetëm hapi i parë në këtë proces.

Shënim: Dessislav Valkanov, është profesor i filozofisë klasike gjermane në Universitetin e Plovdivit në Bullgari.

Burimi i lajmit: https://euobserver.com/opinion/150487

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorbezgjerim

TË LIDHURA

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme
Bota

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima
Bota

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh
Bota

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025
Next Post
Kë ka takuar shefi i Urgjencës Kombëtare? Sa në rrezik janë ministrja e gazetarët

Brataj: Ora policore në 22:00 duhet të qëndrojë edhe për 2 javë

Trump nuk dorëzohet, ja çfarë paralajmëron për të hënën

Irani kërkon arrestimin e presidentit amerikan, Donald Trump

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE

Ditmir Bushati: Gjykata jep vendimin përfundimtar, por nuk e 'mat' detin

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme
Bota

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

by mirseda
20:55 | 09/07/2025
0

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Guatemalë, duke lënë dy persona të vdekur kur...

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025
Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

Dorëhiqet drejtoresha e Musk/ CEO i platformës X largohet pas dy vitesh në drejtimin e kompanisë

20:08 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com