E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Irani kërkon arrestimin e presidentit amerikan, Donald Trump

Irani ka lëshuar urdhërin e dytë për arrestimin e presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me vrasjen me dron të gjeneralit  Qasem Soleimani.

Daily Mail shkruan se Irani ka kërkuar nga organizata ndërkombëtare e policisë për të arrestuar Trumpin dhe 48 zyrtarë të tjerë amerikanë të identifikuar që kanë luajtur rol në vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani vitin e kaluar.

“Republika Islamike e Iranit po ndjek shumë seriozisht ndjekjen dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë krim,” u tha gazetarëve zëdhënësi i drejtësisë Gholamhossein Esmaili.

Në qershor të vitit të kaluar, Irani lëshoi urdhërin e parë për arrestimin e Trump dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë të Uashingtonit, duke thënë se ata ishin përgjegjës për ‘vrasje dhe terrorizëm’.

Interpoli, me qendër në Lyon, Francë, e refuzoi atë kërkesë me arsyetimin se policia ndërkombëtare nuk përfshihet në politikë.

Vrasja e Soleimanit erdhi në kulmin e tensioneve në rajon, me sulme të shumta ndaj personelit amerikan, ambasadës në kryeqytetin irakian, rrëzimin e një droni amerikan mbi Gjirin Persik dhe konfiskimin e cisternave të naftës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Fuqitë evropiane kritikojnë Iranin për kufizimin e inspektimeve bërthamore

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...