Gjithnjë e më shumë po shtohen aksidentet që vijnë si pasojë e konsumit të alkoolit.
Në mënyrë që të ulen aksidentet në fjalë, javën e kaluar është aprovuar një ligj nga Këshilli i Evropës.
Sipas këtij ligji shoferët do të detyrohen t’i fryjnë dragerit të instaluar, sapo të hipin në makinë, kanë njoftuar zyrtarët e BE-së.
Modelet e reja të automjeteve duhet ta kenë teknologjinë e re deri në mesin e vitit 2022, ndërsa automjetet ekzistuese kanë afat për ta instaluar deri në vitin 2024.