Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Në “sitë” ish spiunët/Pëllumb Kulla: Pse nuk e bëri PD-ja ligjin e dosjeve?

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në “sitë” ish spiunët/Pëllumb Kulla: Pse nuk e bëri PD-ja ligjin e dosjeve?

Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera, që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vitesh dhe e kanë bërë me kohë ligjin.

Gjatë këtyre viteve është folur e debatuar shpesh për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në politikën e lartë dhe zyrat e shtetit. Po kështu kanë dalë lista pseudonimesh, apo akuza të ndryshme. Në luftën politike mes palëve brenda PD-së por edhe partive të tjera të së djathtës, ka pasur mjaft akuza e sharje për “spiunët”.

Në një intervistë për “Euronews Albana”, Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet, pasi u duheshin për të qeverisur.

Sipas Kullës, PD-ja duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve, ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.

“Derisa iu deshën dosjet sigurimit, pushtetarëve për të bërë qeverisjen i mbajtën dhe tani dalin në shesh. Xhelatët janë ata që njihen dhe mund të ishin marrë masa, dhe demokratët duhet të pyeten pse nuk e kanë bërë ata ligjin e dosjeve?

Unë kam bindjen e plotë se nuk jemi ndarë ende nga e kaluara, jemi në një situatë që e kemi të vështirë të ndahemi nga mëkatet tona. Kjo është keqpërdorur nga të dyja palët politike. Madje duhen përgëzuar ata që e morën iniciativën këtë radhë, por mund të ishte bërë më herët edhe prej tyre”, tha Kulla.

Kur Parlamenti miratoi ligjin e hapjes së dosjeve për politikanët dhe zyrtarëve të lartë, efekti ishte i menjëhershëm. Në publik kanë nisur të dalin jo thjeshtë emra, por dhe dokumente e faksimile për njerëz shumë të rëndësishëm të kupolës së lartë qeverisëse të Partisë Demokratike. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat, për të votuar ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS-së, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Tags: diplomatihapja e dosjevePëllumb Kullashkrimtari

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
6 kandidatët e Berishës për Bashkinë e Tiranës

6 kandidatët e Berishës për Bashkinë e Tiranës

Reportazhi i gazetarit italo-shqiptar: Në Tiranë, kryeqyteti ‘kinez’ i Ballkanit, në ora 6 e 30 të gjithë bëjnë fiskulturën e mëngjesit

Reportazhi i gazetarit italo-shqiptar: Në Tiranë, kryeqyteti ‘kinez’ i Ballkanit, në ora 6 e 30 të gjithë bëjnë fiskulturën e mëngjesit

Braho: Berisha të merret dhe të futet brenda, SHBA-ja s’mund të vazhdojë vetëm me kërcënime

Braho: Berisha të merret dhe të futet brenda, SHBA-ja s’mund të vazhdojë vetëm me kërcënime







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com