Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Masakra në Shkodër/ Vrasësit profesionistë, në vendngjarje ishte dhe një efektiv policie

Referuar ngjarjes së rëndë ndodhur dje në Shkodër, gazetari investigativ Artan Hoxha raportonte se autorët ishin vrasës me pagesë, kjo duke parë edhe dinamikën e këtij rasti. Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me masakrën që pllakosi mesditën e djeshme qytetin e Shkodrës, ndërsa një tregtar u vra nga dora e një personi. Ndonëse në vendin ku ndodhi krimi i rëndë, ka pasur shumë njerëz, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave.

Vrasje profesioniste

Duke ndërtuar dinamikën e ngjarjes, thuhet se autori është ulur nga motori shumë shpejt, dhe është afruar deri në rreth 10 metër. Mes të tjerash ‘BalkanWeb’ mëson se ai ka qëlluar në ecje e sipër.

Pasi ka qëlluar objektivin, që thuhet se ishte Fatos Ferracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në kokë viktimën, për t’u siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dorë, ndërsa raportohet se ka patur një saktësi të madhe, duke qenë preçiz, pra një vrasje profesioniste. Më pas është larguar duke hipur në motor, që drejtohej nga një tjetër person. Sapo ka hipur në motor, autori ka qenë duke futur pistoletën brenda, por më pas ka qëlluar edhe njëherë në ajër për të dhënë ndoshta edhe një mesazh.

Autorët të maskuar

Autori, gjatë kohës që ka qëlluar, e ka pasur xhamin e skafandrës të hapur, por nën të, sipas burimeve mbante një kapuç, pra ka qenë i maskuar. Ndër të tjera thuhet se motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike, ka qenë ngjyre gri, tip TMAX 550 kubik, mjet që ka një shpejtësi të madhe.

Në vendin e ngjarjes mësohet se ka qenë rastësisht edhe një efektiv i policisë, civil, ndërsa ai ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar, por motori është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, personi që drejtonte motorin ka patur skafandër në kokë, ndërsa ka qenë i veshur me rroba ngjyrë gri. Policia po punon për zbardhjen e plotë te kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të mundshëm.

 

Tags: masakraShkoderviktima

TË LIDHURA

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet
Kryesore

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse
Aktualitet

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:11 | 09/04/2026
“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë
Kryesore

“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

18:06 | 09/04/2026
Next Post
Vlora e Laçi në kthetrat e maskave, policia fsheh ngjarjet

Vlora e Laçi në kthetrat e maskave, policia fsheh ngjarjet

Ftohet moti, ulen sërish temperaturat

Ftohet moti, ulen sërish temperaturat

Atentati/Djali Berishës ironizon Lleshin: Tani e kuptova pse kafja duhet pirë në zyrë

Atentati/Djali Berishës ironizon Lleshin: Tani e kuptova pse kafja duhet pirë në zyrë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

by mirseda
19:04 | 09/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, për situatën në Lindjen e...

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

18:41 | 09/04/2026
“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi lëvizëse

18:11 | 09/04/2026
“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

“9 vende veto ndaj Shqipërisë?”/ Edi Rama: Është barsoletë

18:06 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com