Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Në sherr për 10 milionë lekë, dy ish-miqtë përplasen me ujë në studio

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Në sherr për 10 milionë lekë, dy ish-miqtë përplasen me ujë në studio

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, përballë njëri-tjetrit janë dy miq të mirë të dikurshëm, por që sot përballen me një konflikt për çështje borxhi.

Enveri i ka marrë në vitin 2010, 10 milionë lekë të vjetra Florit, por i ka kthyer vetëm gjysmën e borxhit. Gjatë seancës së ndërmjetësimit, Enveri fillimisht e mohoi t’i kishte borxh, më pas i tha që ta kam kthyer borxhin, por pas debatit mes tyre ai konfirmon se nuk ka ndërmend t’ia kthejë pjesën e mbetur të borxhit, pa i dhënë Flori një çertifikatë pronësie.

Flori: Unë kam ardhur nga qyteti i Pogradecit. Që prej vitit ’85, afër 40 vjet dhe në momentin që erdha në Pogradec kam njohur një komshi, Enver Ademi.

Eni Çobani: Pra keni 40 vjet miqësi?

Flori: 40 vjet kemi shkuar kemi ardhur, kemi bërë si vëllezër.

Eni Çobani: Bravo!

Flori: Mirëpo, ai sot më tregohet mashtrues.

Enveri: Leri mo komentet. Çfarë mashtruesi jam unë, ty të të vijë turp që më sjell këtu.

Flori: I kam dhënë 10 milionë lekë.

Enveri: Unë jo ty, por asnjë skam mashtruar more vesh. Turp të kesh!

Flori: Avash njëherë!

Enveri: Si avash, avash.

Flori: Prit të të sqaroj pse të kam thirrur. Të kam ditur si njeri të mirë, kemi shkuar 40 vjet.

Enveri: Unë i mirë kam qenë dhe i mirë jam.

Flori: Më ke kërkuar 10 milionë lekë për hallet e tua, që ke pasur.

Eni Çobani: Të vjetra?

Flori: Po të vjetra, 10 milionë lekë të vjetra për hallet e tija. Edhe në mirëbesim, si komshinj të mirë qe kemi qenë, si vëllezër kemi shkuar kemi bërë. Në bashkëpunim me familjen tonë, i kam dhënë 10 milionë lekë në vitin 2010.

Enveri: Nuk është e vërtetë. Nuk më ke dhënë lekë. Nuk të kam marrë lekë. Mos gënje kot.

Flori: Unë këtë mashtrues që doli tani.

Enveri: Mashtrues je ti, që kërkon para se të duhen para.

Flori: Nuk është e lehtë as për mua, as për atë që të vij këtu para publikut, se jam sjellë si njeri me të.

Enveri: Edhe unë si njeri jam sjellë. Mos kërko atë që s’të takon. Nuk të kam marrë lekë.

Flori: Por ai më doli mashtrues mua, më doli shumë i poshtër. Unë i mbaroj hallin ai..

Enveri: Të të vij zor që gënjen këtu, në mes të publikut.

Eni Çobani:  Për çfarë halli t’i mori, nëse mund ta dimë?

Flori: Ai i deshi paratë, do blejë djali një hyrje në Greqi dhe unë ia dhashë.

Enveri: Oho për ato që kam marrë që atëhere. Ato t’i mora dhe t’i dhashë, çfarë lekë do ti?

Eni Çobani: Por deri tani the zoti Enver që si ke marrë para, tani t’u kujtua që i ke marrë ca para?

Enveri: Unë thashë se i kam marrë tani shpejt. Ato para ia mora dhe ia dhashë.

Eni Çobani: Në çfarë viti bëhet fjalë, zoti Flori?

Flori: Unë të kam dhënë 10 milionë në vitin 2010.

Flori: Më ke dhënë 5 milionë more Enver, ke dhe 5 për të më dhënë.

Enveri: Të gjitha t’i kam dhënë.

Enveri: T’i kam dhënë 5 njëherë, edhe 5 më mbrapa dhe ti s’mban mend tani.

Flori: Po si nuk mbaj mend unë??

Eni Çobani: Po i keni dhënë me letra zoti Flori? Keni ndonjë dokument?

Flori: Në mirëbesim, zonja Eni, ia kam dhënë me shkresë dorazi jo me noteri.

Eni Çobani: Letra ka humbur tani nuk e kemi as letrën.

Enveri: Edhe unë kur t’i kam dhënë, t’i kam dhënë me mirëbesim…

Flori: Më ke dhe 5 për të më dhënë.

Enveri: Të të vijë zor. Mos ngul këmbë kot… Përkundrazi të kam ndihmuar, më ke ndihmuar. Kemi ngrënë bukë tek njëri-tjetri. Të kam çuar në Itali se s’dua t’i kujtoj tani..

Eni Çobani: Pse e ke çuar në Itali dhe Greqi, si komshi, zoti Enver?

Enveri: Për punë.

Eni Çobani: Domethënë i gjeje punë Florit?

Flori: Në Itali më ka marrë dhe më ka çuar te e bija, te dhëndri.

Eni Çobani: Mos t’i quan këto brenda këtij borxhi dhe prandaj s’ti jep paratë?

Enveri: Paratë ia kam dhënë. Ti tani kërkon prapë lekë, se si e ke hallin nuk e di.

Flori: Ato ishin paratë e punës që unë punova në Itali.

Eni Çobani: A e shikon ngatërrohen me lekët e Italisë.

Flori: Mos më zër paratë me djersë, që kam bërë te jot bijë unë…

Ardit Gjebrea: Kur ia ke dhënë, në çfarë periudhe?

Enveri: Nuk e mbaj mend datën.

Flori: Mbas 3 viteve më dha pesë.

Eni Çobani: Pra në vitin 2013, pretendohet se të dha 5. Po dhe tani kanë kaluar 6 vite dhe s’të jep 5 të tjera?

Flori: Po!

Eni Çobani:  Por ai pretendon se ti ka dhënë dhe ju thoni që janë lekët e Italisë.

Flori: Ato ishin paratë e punës që punova në Itali.

Eni Çobani: Pra ju keni punuar tek vajza e Enverit në Itali? Dhe keni marrë 5 milionë lekë apo jo?

Enveri: Jo, jo se ato ia dha dhe unë lekët e mia ia kam dhënë…

Eni  Çobani: Aaa, veç ia ka dhënë vajza, veç ju?

Enveri: Ajo i dha për punën që bëri ndërsa unë i dhashë ato që i kisha marrë. Ky tani kërkon t’i shtojë se i duhen para..

Flori: Çfarë bën ky ore?

Enveri: T’i kam dhënë o shqiptar, t’i kam dhënë lekët…

Flori: Unë ia dhashë paratë me dorë këtij, ky do të mi japë me këmbë tani.

Enveri: Zonja Eni, e di si është puna?

Eni Çobani: Si është puna?

Enveri: Unë vërtet 5 milionë ia kam dhënë ndërsa 5 milionë s’ia kam dhënë.

Eni Çobani: Si s’ia ke dhënë? Ne kemi gati njëçerek ore këtu, që po na del zëri. The ia kam dhënë, tani thua nuk ia kam dhënë. U vure para përgjegjësisë më duket. Pse s’ia ke dhënë?

Enveri: Nuk ia kam dhënë, se ky ka aplikuar në hipotekë për të marrë certifikatën fillestare. Ka 5 vjet.

Eni Çobani: Të kujt?

Enveri: Të shtëpisë ku rrimë, do merrte certifikatën fillestare ky. Do shkonim në noteri dhe secili do merrte pjesën e tij.

Flori: Avash avash njëherë.

Enveri: Ky e ka marrë certifikatën dhe do të mbajë vetë gjithë pronën.

Flori: Prit prit. M’i ke për të dhënë apo jo?

Enveri: Ato 5 milionë. Më falni se dola si gënjeshtar. Ato 5 milionë do t’i jap kur të më japësh certifikatën.

Flori: Shiko, Zonja Eni çfarë nxjerr, më nxjerr kushte me borxhin tim, me djersën e fëmijëve tim.

Enveri: Më jep certifikatën, të të jap lekët.

Eni Çobani:  Po ju e dini në çfarë kushte është zoti Flori? Në kushte të vështira me gruan, fëmijët.

Enveri: Po pse unë s’jam në hall. Edhe unë në hall me bashkëshorten, jam ndarë.

Eni Çobani: Po tani je ndarë? S’të ka ndarë Flori.

Enveri: Po as Florin se kam ndarë unë. Pse Florin unë e ndava?

Flori: Hallin që ka ai me shtetin e kam dhe unë. Po ai më ka ndarë nga gruaja… O mashtrues!

Enveri: Ti je mashtrues se do ta mbash gjithë pronën vetë.

Flori: Ej do më japësh borxhin apo jo?

Enveri: Nuk ta jap, po s’më dhe certifikatën.

Flori: Ç’punë kam unë me certifikatat, me shtetin. S’jam Kadastër, s’jam Bashki, s’jam Hipotekë.

Enveri: Ore, të hidhesh përpjetë nuk ta jap.

Flori: S’mi jep ti, por nga kjo seancë neve nuk dalim dot, të vemë në Pogradec të dy. Njëri do vejë.

Enveri: Si të kesh qejf e bëjmë. Unë 70 vjeç vajta. Kaq sa jetova, mjaft e kam. Si duash ti e bëjmë. Dalim jashtë, rrihemi, vritemi, se kam problem.

Eni Çobani:  Jo kaq rëndë, ju lutem.

Zoti Flori dhe Zoti Enver nuk përmbahen dhe lëvizin nga pozicionet e tyre në seancën e ndërmjetësimit duke lagur njëri-tjetrin me ujë. U desh ndërhyrja e stafit për të mos lejuar që situata të përshkallëzohej më tej.

Pavarësisht ndërhyrjes së zonjës Eni për të sqaruar zotin Enver se certifikata nuk ka lidhje me borxhin e marrë, ai nuk pranon t’i kthejë borxhin e marrë para 10 vitesh./tvklan.al

Tags: Eni Çobanienveripogradec

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
“Femrat për mua shkulin krevatin”, Shpat Kasapi: Do i futem politikës

“Femrat për mua shkulin krevatin”, Shpat Kasapi: Do i futem politikës

Urdhri për institucionet publike/ Qeveria pezullon tenderat me vlerë mbi 12 mln

Urdhri për institucionet publike/ Qeveria pezullon tenderat me vlerë mbi 12 mln

Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!

Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com