Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në prag zgjedhësh rritet punësimi në shtet, niveli më i lartë që nga 2005

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Në prag zgjedhësh rritet punësimi në shtet, niveli më i lartë që nga 2005

Sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kemi një rritje të punësimit në sektorin publik, më konkretisht administratën publike.

Sipas shifrave rezulton se ka pasur një rritje prej 10 mijë vende të reja pune gjtaë vitit 2020.Pavarësisht situatës ekonomike që po kalon vendi, si shkak i pandemisë, sic duket efekti elektoral që këto vende pune mund të shkaktojnë në zgjedhje, i ka bërë drejtuesit e qeverisë dhe të sektorëve të tjerë që ta ndërmarrin një veprim të tillë.

Punësimi në administratën shtetërore ka përparuar dukshëm në tremujorin e fundit 2020, duke rezultuar i vetmi sektor me rritje të treguesit gjatë krizës pandemike.

Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) .

Administrata shtetërore u zgjerua vetëm pak muaj  larg zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të vendit. Në kundërt punësimi në sektorin e biznesit dhe në atë bujqësor ka rënë, referuar listë-pagesave. INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit në sektorin e biznesit dolën të papunë rreth 4600 persona, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon sektorit bujqësor që zë rreth 40 për qind të punësimit në vend  dolën të papunë mbi 13 mijë persona, referuar të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.

Të punësuarit në shtet përbënin 16% të totalit në fund të 2020-n, nga 15% një vit më parë.

Shqipëria hyn në vendet ish komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 reduktuan më tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.

Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.

Qeveria Rama 2 synoi të çonte më tej këtë reformë, pasi numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë. Por teksa numri i ministrive është ulur numri i njësive shpenzimeve publike dhe numri i të punësuarve në shtet është rritur gjithashtu.

Në një analize për strukturën e ekonomisë në vendet e Ballkanit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, thotë se, katër sektorë janë të një rëndësie të veçantë: tregtia e brendshme, industria, administrata publike dhe bujqësia. Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17 për qind të aktivitetit ekonomik. / B.Hoxha

Burimi:Monitor

Tags: ekonomipunesimrritje

TË LIDHURA

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK
Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit
Aktualitet

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Next Post
KQZ gjobit kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (Shuma)

Erion Veliaj nga Farka: I kemi vënë punët përpara

Ndërron jetë ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit

Ndërron jetë ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit

Video: Pamjet e sherrit midis biznesmenit Luca dhe ish-deputetit Boci

Video: Pamjet e sherrit midis biznesmenit Luca dhe ish-deputetit Boci







JU REKOMANDOJMË

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen
Sport

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

by mirseda
20:27 | 14/10/2025
0

Shqipëria 2-1 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga...

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

19:13 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com