Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra në Mat, flet gruaja e autorit: Dy duar për një kokë janë!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Masakra në Mat, flet gruaja e autorit: Dy duar për një kokë janë!

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë. Vjollca Koxha ka folur dje për gazetën Panorama. Ajo mohoi që i shoqi të ketë qenë person i dhunshëm dhe problematik në fshat.

Sipas saj, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se viktimat e kanë qëlluar Kujtimin me shishet e birrës.

“Ai ka bërë gabim që i vrau. Por ata e kanë qëlluar të parët. Ne këtej themi se dy duar për një kokë janë”. Theksoi dje ajo, teksa shtoi se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht ngjarjes.

Intervista:

Znj. Vjollca, si e mësuat ju vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri nga bashkëshorti juaj?

Më lajmëruan banorët e fshatit. Unë nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur. Ata më thanë se çfarë kishte bërë Kujtimi.

Banorët janë shprehur se ju e keni ndjekur nga pas Kujtimin për ta ndaluar…

Jo, jo, kjo nuk është fare e vërtetë. Si do ta ndiqja unë për ta ndaluar, kur nuk kam qenë në shtëpi? Askush nuk ka qenë në shtëpi kur Kujtimi ka shkuar dhe ka marrë armën. Edhe fëmijët nuk i kemi këtu.

Ju ku ndodheshit?

Unë po vilja misrat në arë, disi larg shtëpisë dhe nuk dija fare se çfarë po ndodhte.

Po fëmijët ku i keni?

Ata jetojnë të gjithë jashtë vendit…

Banorët e kanë përshkruar Kujtimin si një person të dhunshëm. Për disa konflikte aty në fshat, por edhe për dhunë në familje. Si do ta përshkruanit ju bashkëshortin?

Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimi nuk i binte kurrë në qafë njeriu dhe shihte punën e tij. Nuk ka pasur me askënd probleme këtu dhe më shumë se unë, s’e njeh njeri, se kam kaluar me të 30 vite martesë. Kemi 30 vite me njëri- tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë problem.

Pra, ju po thoni se nuk jeni dhunuar gjatë këtyre viteve të martesës?

Po, ne kemi gjithë këto vite me njëri-tjetrin dhe s’më ka dhunuar asnjëherë. Nuk e di kush i thotë këto se paska qenë i dhunshëm dhe problematik këtu në fshat dhe në familje…

A pinte Kujtimi?

Jo, këtu në shtëpi asnjëherë. Pinte ndonjëherë kur bëhej me shokët e tij, por në shtëpi nuk pinte asnjëherë.

Vjollca mbron të shoqin:

Znj, Vjollca, a keni ju informacion se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes dhe pse bashkëshorti juaj kreu këtë krim të rëndë?

Unë thashë se nuk kam qenë aty dhe nuk di se çfarë ka ndodhur. Por kam dëgjuar nga banorët se ata (viktimat) e kanë gjuajtur me shishen e birrës… Ata e kanë dhunuar të parët, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë. Se dy duar për një kokë janë…

Pas gjithë kësaj që ka ndodhur, çfarë do t’i thoshit bashkëshortit tuaj?

Nuk di se çfarë mund t’i them atij. Nuk di ç’të them. Nuk po them se ka bërë mirë që i ka vrarë, por ata e kanë ngacmuar dhe ai ka reaguar.

A do të shkoni në Gjykatë nesër (sot)? Ju e keni braktisur bashkëshortin pas këtij krimi apo do ta mbështesni, pavarësisht kësaj ngjarjeje?

Jo, nuk kam pse ta braktis. Ai është burri im, pavarësisht se çfarë ka bërë. E thashë se ne kemi 30 vjet bashkë dhe unë do t’i qëndroj pranë. Ka bërë gabim të madh, por unë nuk e braktis.

Çfarë veprimi keni bërë deri më tani në lidhje me familjet e viktimave? Keni çuar njerëz për falje apo qoftë edhe për besë?

Tani për tani, unë nuk kam asnjeri që ta bëjë këtë, pasi sot për sot jam vetëm këtu. Kam këtu vetëm motrën e burrit pasi vetëm një javë para se të ndodhte kjo ngjarje ne martuam vëllain e Kujtimit. Kemi provuar t’i çojmë njerëz për besë vetëm njerëzve të fqinjit tonë, që mbeti i vrarë. Por deri më tani nuk na kanë kthyer përgjigje.

Çfarë do t’u thoshe familjeve të viktimave?

Nuk di çfarë t’u them. S’kam përgjigje për këtë…

Tags: e autoritfletgruajamasakranë Mat

TË LIDHURA

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve
Aktualitet

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve

16:46 | 29/09/2025
Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës
Aktualitet

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Next Post
Emrat/I quajtën “murtajë”, kush janë dy shqiptarët që bënë namin në Francë

Emrat/I quajtën “murtajë”, kush janë dy shqiptarët që bënë namin në Francë

Djali i Berishës nuk kursehet për fejesën. Ja lista e ushqimeve VIP (Fotot)

Djali i Berishës nuk kursehet për fejesën. Ja lista e ushqimeve VIP (Fotot)

100 mijë euro heroinë në makinë, shqiptari e pëson keq

100 mijë euro heroinë në makinë, shqiptari e pëson keq

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve
Aktualitet

Aksident në Dushk të Lushnjës, makina del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset çifti i bashkëshortëve

by mirseda
16:46 | 29/09/2025
0

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Çermë në afërsi të fshatit Dushk. Mësohet se automjeti tip fuoristradë me targa...

Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

Trump do t’i japë leje Ukrainës të përdorë raketat amerikane

16:44 | 29/09/2025
Samiti i liderëve të BE të mërkurën në Kopenhagen, në fokus forcimi i mbrojtjes dhe mbështetja për Ukrainën

Samiti i liderëve të BE të mërkurën në Kopenhagen, në fokus forcimi i mbrojtjes dhe mbështetja për Ukrainën

16:15 | 29/09/2025
Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

15:16 | 29/09/2025
Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com