Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Në kërkim të një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi “Perandorin”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në kërkim të një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi “Perandorin”

Nga Mero Baze

Vasil Llaçi (me Ll të fortë), është dashuria e re e Ilir Metës. E ka zbuluar në 80- vjetorin e atentatit të tij mbi mbretin Viktor Emanuel III dhe ish- kryeministrin shqiptar Shefqet Vërlaci, ndërkohë që ata po parakalonin me veturat e tyre në rrugën kryesore të Tiranës.

Simbolika e atij gjesti ishte qartazi një gjest anti-italian, kundër një mbreti, kurorën të cilit ja kishte dorëzuar paria e vendit.

Kjo është e vetmja gjë e qartë.

Rrethanat e tjera historike, i janë shtuar se dekor nga komunizmi, duke i gjetur Vasil Llaçit një kushëri komunist dhe duke dashur ta bëjnë të frymëzuar nga idetë komuniste.

Versioni i Gjykatës së Tiranës të asaj kohe, është se ai ishte i nxitur nga Greqia, pas Luftës italo- greke, që në atë kohë kur qëlloi Vasil Llaçi kishte përfunduar, duke pushtuar Greqinë, për shkak të ndërhyrjes gjermane.

Unë nuk besoj se Vasil Llaçi ishte agjent grek, por që ishte një anti-italian. Si shumë banorë të Bregut në atë kohë, mes Greqisë e Italisë, në atë luftë ai ishte i dëshpëruar për Greqinë.

Por kjo ka pak rëndësi për simbolikën e Ilir Metës. Atij i duhet një simbol që qëllon mbi Perandorin. Le të jetë komunist, le të jetë depresiv, le të jetë agjent, mjafton të qëllojë mbi Perandorin.

Në këto moment, vetë Ilir Meta përjeton depresionin e djaloshit Vasil Llaçi, që çfarëdo që ta ketë frymëzuar kundër një Perandori, ka marrë një vendim të madh, që i ka kushtuar jetën.

Por ndryshimi është se Ilir Meta nuk po kërkon të bëhet si Vasil Llaçi, por po kërkon të gjejë një Vasil Llaçi. Po kërkon dikë t’i tregojë vendin Perandorit të ri të Shqipërisë, që është sërish nga Perëndimi.

Po kërkon që “Perandori” të tërhiqet nga beteja me të, pasi ky vend ka prodhuar dhe Vasil Llaçin.

Eshtë qesharake, banale dhe tragjike njëkohësisht , që përjetimet e një të riu anti-italian të vitit 1941, i cili ndjehej i frustruar nga lufta italo greke, shkatërrimi i Jugut dhe mjerimi që solli kjo luftë për të, sot i shikojmë si aspirata të presidentit të Republikës, që ndjehet si i pushtuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian dhe ndjehet i rrënuar prej tyre.

Atij i duket Yuri Kim si Viktor Emanueli III dhe Edi Rama si Shefqet Vërlaci. Dhe po kërkon të gjejë një Vasil Llaçi, që të qëllojë mbi ta. Vështirë do ta ketë ta gjejë, pasi deri tani ka ndryshuar shumë modele heronjsh që duan të vdesin për të, sipas hallit që ka. E ka  nisur nga Allende, dhe ka arritur  tek Vasil Llaçi.

Fatkeqësisht gjithë heronjtë që ai ka zgjedhur për model frymëzimi, janë vrarë për ideale të mëdha, kurse ky kërkon të gjejë dikë, që të vritet për të. Ky është problemi që s’po gjen dot një kamikaz që të frymëzohet prej tyre.

Tags: ilir metamero bazevasil llaci

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Krah për krah si aleatë të denjë”, Xhaçka dhe Yuri Kim nënshkruajnë kontratën e rëndësishme

“Krah për krah si aleatë të denjë”, Xhaçka dhe Yuri Kim nënshkruajnë kontratën e rëndësishme

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Kultivonin kanabis në Kukës, bien në pranga dy të rinjtë

“Lumenjtë nuk do të jenë kanale ujërash të zeza”, Lleshaj publikon videon

“Lumenjtë nuk do të jenë kanale ujërash të zeza”, Lleshaj publikon videon







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Një përleshje shpërtheu në Parlamentin e Turqisë përpara betimit të ministrit të ri të Drejtësisë,
Bota

Takimi Mitsotakis – Erdogan: Dialogu vazhdon, por mbeten larg kompromisit

by mirseda
14:19 | 12/02/2026
0

Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Qendër e re për Drejtësinë, Rama:Financim i madh, giykatës e prokurorë do ndihen te nderuar!

14:14 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

Tentohet grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

14:13 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

“Berish, Zoti replika”/ Peleshi ngatërrohet me fjalet e tij: Replikë, zoti Berisha

14:12 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com