Një 18-vjeçar i identifikuar si Daniel Dobraj, është shpallur në kërkim nga ana e policisë, pasi i hodhi kapsollën efektives Ina Nuka. Me hetimin e akteve të dhunës në protestë, bëhet me dije se autori është identifikuar pas këqyrjes së pamjeve filmike.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin.
Aktualisht po vijon puna për këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e dëshmive, për të bërë identifikimin edhe të personave të tjerë të dhunshëm, që kanë hedhur lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Efektivja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri tek mollëza, ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.
Të shumtë ishin familjarët që sot i gjendeshin pranë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Mësohet se Spitali i Traumës ka përgatitur të gjithë dokumentacionin, dhe pritet vetëm sinjali nga pala turke që ajo të udhëtojë drejt Stambollit.
https://tiranatoday.com/identifikohet-autori-qe-i-preu-gishtat-me-kapsolle-efektives-ina-nuka/