Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Ne jemi gati të flasim me presidentin Putin sa herë që ai të jetë gati”

11 muaj ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
“Ne jemi gati të flasim me presidentin Putin sa herë që ai të jetë gati”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin – por “nuk do të bëjë asnjë kompromis me pozicionin rus gjatë këtyre negociatave”, tha zëvendësi i tij për CNN.

Megjithëse bisedimet midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura të enjten në qytetin turk të Antalias, nuk sollën ndonjë përparim të madh, Ukraina nuk kishte qenë shumë optimiste që në fillim, tha Igor Zhovkva, Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Ukrainë.

“Kjo është një gjë shumë e mirë që ata u takuan, por për fat të keq mund të themi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk është ai që merr vendimin përfundimtar. Vendimi përfundimtar për të ndaluar luftën, për të bërë një armëpushim, për të tërhequr trupat merret vetëm nga një person”, tha ai, me sa duket duke iu referuar Putinit.

Zelensky gati për të biseduar: Zhovkva tha se megjithëse Zelensky ishte gati për një zgjidhje diplomatike, ai nuk ka dëgjuar personalisht nga presidenti rus apo ndihmësit e tij.

“Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve … Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk mbahen”, tha Zhovkva.

Çfarë është e gatshme të japë Ukraina: Zhovkva tha se Ukraina ishte e hapur ndaj neutralitetit “nëse blloku i NATO-s nuk është gati për momentin të pranojë Ukrainën”.

“Por në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për garanci të forta sigurie për Ukrainën, kështu që këto luftëra të tmerrshme, ky agresion i tmerrshëm nuk do të përsëriten në të ardhmen,” shtoi ai.

Zhovkva tha se Ukraina dëshironte të punonte me Putinin dhe fqinjët e saj, për të krijuar një sistem që ai e quajti “sistemi i rinovuar i sigurisë së Evropës”.

“Vendi im, populli ukrainas meriton të bëhet pjesë e familjes evropiane…Ukraina po lufton për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, kur presidenti (francez) Emmanuel Macron flet për sigurinë e mundshme evropiane, si mund të flasë pa pasur presidentin Zelensky në tryezë? Pa pasur presidentin Zelensky dhe Ukrainën në Bashkimin Evropian?”, ka thënë Zhovkva.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Presidenti ukrainasrusiVolodymyr Zelensky

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Falsifikonin biletat e linjës Tiranë-Krrabë, një në pranga e dy në kërkim

Falsifikonin biletat e linjës Tiranë-Krrabë, një në pranga e dy në kërkim

Fermerët në Lushnje bllokojnë rrugën, në Korçë studentët bojkotojnë mësimin

Fermerët në Lushnje bllokojnë rrugën, në Korçë studentët bojkotojnë mësimin

Protestat e qytetarëve zbusin Ramën, takim me furnizuesit e naftës

Protestat e qytetarëve zbusin Ramën, takim me furnizuesit e naftës

JU REKOMANDJOMË

“Mr. Drynit i dolën sytë”, Topalli del me deklaratën e papritur për Bashën

“Mr. Drynit i dolën sytë”, Topalli del me deklaratën e papritur për Bashën

1 vit ago
Kriza e energjisë, e korporatave dhe e industrive që kemi në prag!

Kriza e energjisë, e korporatave dhe e industrive që kemi në prag!

5 muaj ago
“Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut turk

“Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut turk

5 vjet ago
Seanca Parlamentare sprovë për mazhorancën, kërkohen 84 vota për ligjet e Drejtësisë

Monitorimi i ISP-së: Parlamenti me axhendë partizane, shtohen të paaftët

6 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com