Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuqar të Patosit. Një banesë është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht.
Sipas informacioneve fillestare, shtëpia i përket gardianit të burgut Fier, Martin Skendaj. Kujtojmë që Skendaj është i arrestuar si autori i vrasjes së dyfishtë që ndodhi një muaj më parë në këtë zonë. Ai vrau dy persona, pasi njëri prej tyre kishte një lidhje me motrën e tij.
“Ja pse i qëllova”/Zbardhet dëshmia e djalit nga Patosi: I kërkova të hiqte dorë
Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia, shtëpia është shkrumbuar tërësisht. Deri tani nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi që pas ngjarjes shtëpia ishte e boshatisur.
Familja e Martin Skendaj, ishte fqinje me njërin prej viktimave. Nga policia ende nuk ka njoftim zyrtar për shkaqet e zjarrit.