Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ne bëjmë Ruçin kryetar, çekët s’durojnë as shefin komunist të policisë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Ne bëjmë Ruçin kryetar, çekët s’durojnë as shefin komunist të policisë

Republika e  Çekisë është  përfshirë nga një valë protestash gjatë të hënës në mbrëmje teksa kundërshtojnë zgjedhjen e  një ish-oficeri policie të kohës komuniste, në krye të komisionit të inspektimit të sigurisë të Parlamentit të Çekisë-shkruan Tirana Today.

Por, në Shqipëri edhe pse  politikanët janë të njohur  si të përfshirë në sistemin komunist, ata sërish vijojnë të ushtrojnë  aktivitetin e tyre në politike dhe jetën  publike.

Kujtojë se edhe pse  emri i kryeparlamanetarit të Shqipërisë ndodhet në “Shtëpinë e Gjethe ve”, ai vijon të  drejtojë Kuvendin  e Shqipërisë-shkruan Tirana Today.Duke  brohoritur dhe kënduar  “komunistët janë vrasës” dhe “mjaft më”, protestuesit mbanin pankarta ndaj vendosjes së Zdenek Ondraçek, një deputeti të Partisë Komuniste Çeke, si kryetari i inspektimit të përgjithshëm parlamentar të forcave të sigurisë.

Zgjedhja e Ondraçekut në krye të një komitetit delikat, i cili monitoron  punën dhe gabimet e policisë,  është bërë me votim në parlament javën e kaluar. Pavarësisht kundërshtimeve për shkak të shërbimit të tij  në një njësi e cila ka ushtruar dhunë mbi protestuesit e Revolucionit të Kadifenjtë në vitin 1989, në Çekoslovakinë e asaj kohe.

Të hënë u mbajtën demonstrata kundër zgjedhjes së Ondraçekut në 10 qytete të Çekisë. Në Pragë, protestuesit u mblodhën në sheshin Ënceslas – në kujtim të skenës së demostratave masive të 1989 që çuan në rrëzimin e komunizmit – dhe shprehën gjithë zemërimin ndaj kryeministrit çek Andrej Babis, të cilin e akuzuan për ndihmën në e emërimin e Ondraçekut si këmbim të mështetjes që 15 deputetë të Partisë Komuniste i dhanë partisë së tij ANO, që të mbetet në qeveri.

Partia ANO e kryeministrit Babis, është grupimi më i madh në parlamentin e Çekisë por i mungonte numri i mjaftueshëm për të formuar qeverinë, numër të cilin e plotësoi me 15 deputetët e Partisë Komuniste. Disa nga protestuesit u shprehën se kishin frikë për të ardhmen e demokracisë në Republikën Çeke.

“Ne e ndiejmë se demokracia është në rrezik”, u shpreh Iva Vrbova, menaxhere e një kompanie dhe protestuese e tubimeve të vitit 1989 që çuan në rrëzimin e komunizmit.

“Qëndrova në këtë rrugë në vitin 1989 dhe këtu do të qëndroj sërish për të njëjtën arsye”, u shpreh ajo.

“Ondraçeku ka rrahur e ka ushtruar dhunë mbi njerëzit e zakonshëm në rrugë dhe tani ai kërkon të kontrollojë pushtetin e policisë në Çeki. Është e tmerrshme!” – tha Michal Mares, financier, i cili gjathashtu ka qenë pjesë e protestave të 1989-ës.

“Kjo është e pështirë. Demokracia po bën pas, ja pse gjendemi këtu!” – deklaroi ai.

Kishte shenja se shfaqja e forcës së njerëzve në shesh mund të sillte një kthesë.Vetë kryeministri Babis që më herët, është identifikuar si një ish-informator i policisë secrete gjatë periudhës komuniste, pavarësisht se ai e mohon, tha se do ta shtyjë emërimin e Ondraçekut, duke i tërheqyur kritikat se ai thjesht po përpulet ndaj ndjeshmërisë së lartë publike.

Polemika dhe protestat kundër emërimit të Ondraçekut në krye të një prej komisioneve më të rëndësishme parlamentare të Çekisë,  ka koinçiduar me 70-vjetorin e uzurpimit të pushtetit nga komunistët në Çekosllovaki, në një grusht shteti që në vitin 1948, i nxorri partitë e tjera jashtë loje. Ondraçeku është mbrojtur nga udhëheqësi aktual i Partisë Komuniste, Vojteç Filip, i cili tha se deputeti i tij “Nuk bëri asgjë të gabuar” në përmbushjen e detyrës së tij në polici në përpjekje për të shtypur protestat e vitit 1989-es. TIRANA TODAY

Tags: asbëjmëçekëtkomunistkryetarNepoliciRuçinsdurojneshefin

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë
Bota

Alarmi në aeroporte dhe frika nga rritja e trazirave/ Holanda blen 100 radarë për të zbuluar dronë

20:28 | 27/11/2025
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Alaskën

20:24 | 27/11/2025
Next Post
Nuk mjaftojnë milionat, Reali “makthi” i PSG-së/Liverpool toleron Porton (Video)

Nuk mjaftojnë milionat, Reali “makthi” i PSG-së/Liverpool toleron Porton (Video)

Çështja Meçollari/Berisha ‘gjunjëzon’ Ramën: NATO s’lëshon certifikata sigurie; maska ra, spiuni mbeti

Çështja Meçollari/Berisha ‘gjunjëzon’ Ramën: NATO s’lëshon certifikata sigurie; maska ra, spiuni mbeti

Shtypi nga bota, 7 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com