Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Në 2019-n rritja ekonomike zbriti në 2.7%, më e ulëta në katër vjet

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rritja ekonomike në vitin 2019 pritet të jetë vetëm 2.7%, nga rreth 4.3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit, sipas Kuadrit të ri Makro Ekonomik dhe Fiskal 2020-2023 të publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Ky është niveli më i ulëti që nga viti 2015, kur rritja rezultoi në nivelin e 2.2%.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, Ministrja e Financave, znj. Anila Denaj pohoi se ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur me 2.7% në vitin 2019, duke shtuar se ngadalësimi i ekonomisë lidhet me faktorë që ndodhin një herë, si rënia e prodhimit të energjisë, mbyllja e lojërave të fatit, apo tërmeti që goditi vendin në fund të nëntorit. “Në vitin 2019, rritja ekonomike u rishikua, kjo është artikuluar disa herë në disa nga daljet e mëparshme publike dhe e lidhur kryesisht me disa faktorë të ndodhur një herë, si ai i energjisë apo i mbylljes së lojërave të fatit, që çuan në tkurrjen e ekonomisë në vitin 2019”, tha ajo. https://www.monitor.al/denaj-ekonomia-u-rrit-me-2-7-ne-2019-n/

Sipas tabelave të publikuara në kuadrin e ri makro, vendi ka shënuar përkeqësim dhe në drejtim të mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ato vlerësohen në 27.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 27.7-27.7% e PBB-së që janë mbledhur në vitet e mëparshme.

Borxhi publik pritet me rënie, në 66.2% të PBB-së, nga 67.9% në 2018-n dhe parashikimet janë që të ulet poshtë nivelit të 60% deri në vitin 2023.

Financat janë optimiste në të ardhmen. “Ekonomia pritet të vazhdojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë në nivelin prej 4% gjatë tre vjetëve tjerë, 2021–2023”, thuhet në raport.

Gjatë periudhës afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë, kërkesa e huaj neto (eksport-import) pritet të sjellë, gjithashtu, një efekt pozitiv, por margjinal. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës.

Këto të fundit pritet të transmetohen në një rritje graduale të pagave, të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredimarrjeje më të lartë. Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar.

Ndërsa, rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga shfrytëzimi më i intensifikuari kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, i vërejtur së fundmi, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik, gjatë periudhës së parashikuar, dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht, edhe vijimësia e përmirësimit të kushteve financiare dhe i lehtësimit të standardeve të huadhënies pritet të jetë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm./Monitor

 

Tags: ekonomiakushtet financiaresistemi bankar

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026
Next Post

Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

S'është një fund, por një fillim i ri/Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht jashtë BE

Kapet skafi me 18 klandestinë, sinjal SOS në mes të detit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

by mirseda
16:30 | 08/06/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas...

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com