Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Vendimi/ Ndryshojnë datat e provimeve për klasat e 9-ta

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi/ Ndryshojnë datat e provimeve për klasat e 9-ta

Ministria e Arsimit ka shtyrë me 3 ditë datat e provimeve për klasat e 9-ta. Ato duhet të mbaheshin në 10 qershor, por me vendimin e ri, ato do kryhen në 13 qershor.

Provimi i parë do të jetë ai i ‘Gjuhës së huaj’. Ndërsa provimi i dytë i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, do të zhvillohet më 18 qershor dhe ai ‘Matematikës’, do të jetë në 21 qershor.

Sipas udhëzimeve të MASR, provimet e lirimit do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin për dy orë e gjysmë. Për të mos rrezikuar përjashtimin, ditën e testimit nxënësi duhet të paraqitet në qendrën e përcaktuar një orë e 30 minuta para orarit zyrtar, si dhe duhet të kenë dokumentin e identifikimi. Në mungesë të këtyre dokumenteve, rrezikohet edhe hyrja në provimin përkatës. Për të orientuar nxënësit në lidhje me temat që do të jenë pjesë e testit kombëtar të arsimit bazë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë edhe programet orientuese për secilën lëndë. Në lidhje me provimin e gjuhës shqipe, ekspertët e arsimit bëjnë me dije se teza e provimit do jetë e strukturuar në tre pjesë. Pjesa e parë do ketë pyetje rreth një fragmenti letrar, pjesa e dyte pyetje rreth një fragmenti joletrar, si dhe pjesa e tretë do të ketë pyetjet rreth njohurive të sistemit gjuhësor. Fragmentet ose tekstet në test janë të panjohura për nxënësit dhe nuk janë pjesë e teksteve të punuara në klasë.

Gjuha e huaj

Ndërsa testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar. Në këto kushte, testi do të jetë i nivelit gjuhësor A2. Po ashtu edhe nxënësit e klasave të 9-ta, të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, japin provimi gjuhën përkatëse të seksionit të tyre, testi i të cilës do të jetë në nivelin gjuhësor A2.

Matematika

Programi orientues për testin e matematikës përcakton se teza finale që do të plotësojnë nxënësit do jetë e orientuar rreth pesë tematikave. Konkretisht këto tematika janë: njohuritë rreth numrit që do ketë 37 për qind të ndikimit në numrin e pyetjeve të testit, matja me 14 për qind të ndikimit, gjeometria me 16 për qind të ndikimit, algjebra dhe funksioni me 13 për qind të ndikimit, si dhe statistika dhe probabiliteti me 13 për qind të peshës në pyetjet e testit final të matematikës.

Skema e korrigjimit

Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeri-tjetri. Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi. Pas marrjes së vlerësimeve, nxënësve u lejohet që të kërkojnë edhe kopjen e korrigjuar të testit. “Kështu,nxënësit do të kenë mundësi të shohin edhe testet e vlerësuara të provimit të matematikës, gjuhës së huaj, si dhe gjuhës shqipe. Tërheqja e testeve të korrigjuara do të bëhet e mundur jo më vonë se pesë ditë nga marrja e vlerësimit, duke dorëzuar kërkesën përkatëse pranë Komisionit të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë”, bëjnë me dije ekspertët e arsimit.

Datat e provimeve:

Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet me 13 qershor.

Provimi i gjuhës amtare për pakicat kombëtare jepet në 14 qershor.

Provimi mi gjuhës shqipe do të zhvillohet në 18 qershor.

Provimi i matematikës do të zhvillohet në datën 21 qershor.

 

Tags: datatMinistria e Arsimitprovimet

TË LIDHURA

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO
Politikë

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO

17:02 | 27/02/2026
Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

16:20 | 27/02/2026
Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë
Aktualitet

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

16:16 | 27/02/2026
Next Post
“Çfarë koincidence sot, edhe në Serbi…”, Balla reagon në anglisht për protestën

Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Balla tregon sa shanse ka që të ndodhë

SONDAZHI/ Shqiptarët të zhgënjyer me opozitën, kërkojnë alternativë të re

SONDAZHI/ Shqiptarët të zhgënjyer me opozitën, kërkojnë alternativë të re

Patozi: Bëj diferencën me ata që mendojnë se duke ‘vrarë veten’, do rrëzojnë qeverinë

Patozi: Bëj diferencën me ata që mendojnë se duke 'vrarë veten', do rrëzojnë qeverinë







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO
Politikë

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO

by mirseda
17:02 | 27/02/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po mban fjalën e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku...

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Drejtonte automjetin nën efektin e dr*gës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

16:20 | 27/02/2026
Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

Operacioni “Siguria” në Durrës. 5 të arrestuar, sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe drogë

16:16 | 27/02/2026
Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

Zjarr në Muzeun Nënujor të Sarandës, panik në zonë

16:13 | 27/02/2026
Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

14:58 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com