Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

SONDAZHI/ Shqiptarët të zhgënjyer me opozitën, kërkojnë alternativë të re

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Prej thuajse tre dekadash, në pushtet janë ndërruar të njëjtat parti. PD dhe PS i kanë lënë vendin njëra-tjetrës herë pas here, ndërsa LSI ka përfituar nga të dyja palët, si forca e tretë më e votuar në vend.

Tetë vitet në pushtet të Partisë Demokratike duket se ‘lodhën’ qytetarët dhe konsumuan këtë forcë politike, duke bërë që shqiptarët t’ia japin ‘timonin’ kryeministrit Rama.

Ky i fundit, në mandatin e parë e ndau pushtetin me LSI-në, kurse tek i dyti fitoi bindshëm vetëm.

Sigurisht, Partia Socialiste ka problemet e saj në brendësi, ku nuk mungojnë të pakënaqurit dhe kritikët e Ramës për mënyrën e qeverisjes. Por, ajo që është më në hall, është Partia Demokratike.

Drejtimi i saj nga Lulzim Basha ka çuar në largimin e shumë personaliteteve me peshë, si Topalli, Bregu, Patozi apo Imami. Por, brenda së djathtës ka kritikë të tjerë, të cilën e kanë shprehur publikisht se nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën e drejtimit të Bashës.

Ky i fundit mori vendimin drastik për djegien e mandateve, vendim ky i propozuar fillimisht nga Berisha por që më pas u mbështet nga aleatët. Megjithatë, vendimi në fjalë nuk ka qenë unanim, teksa disa deputetë zgjodhën të qëndrojnë në Kuvend, e të vijojnë aty betejën e tyre ndaj qeverisë. Nga këta deputetë, spikati e bija e Azem Hajdarit, Rudina, e cila është kritikuar shumë, por edhe vlerësuar shumë për kauzën që e bëri të qëndrojë në parlament: ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Kjo krisje e së djathtës u komentua aq shumë, madje u aludua në krijimin e një partie të re nga Hajdari, por që kjo e fundit e mohoi.

Në fakt, sot është regjistruar partia Bindja Demokratike, me kryetar Astrit Patozin, një kritik i vjetër i Bashës, që thellon përçarjen e së djathtës, duke ofruar një tjetër alternativë.

Premtimet e Bashës dhe Kryemadhit duket se nuk mjaftojnë për qytetarët, të cilët duan të shohin vepra e jo fjalë. Duket se atyre u ka humbur durimi i “provave” me partitë, e kërkojnë një tjetër opsion të cilit t’i besojnë.

Këtë e tregon sondazhi i kryer nga Tirana Today, ku qytetarët u pyetën se “A është momenti të krijohet një parti tjetër, frymë e re brenda së djathtës?”

Bazuar në votimin e kryer në këtë sondazh, qytetarët mbështesin Hajdarin me logjikën se tashmë është koha e një tjetër alternative, që nuk është konsumuar dhe nuk ka sjellë zhgënjim për elektoratin.

Nga 869 vota në total, pyetjes së mësipërme, qytetarët i janë përgjigjur kështu:

635 vota- Po, mbështesim Hajdarin

235 vota- Jo, opozita të bashkohet.

Megjithatë, dje Hajdari mohoi të marrë drejtimin e një force të re politike, por pranoi se shqiptarët janë të lodhur nga kjo politikë e dëmshme:

“Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarde perëndimore do të ishte një iniciativë për t’u gëzuar.”

Tashmë alternativa e re është sjellë nga Patozi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo forcë politike do bindë shqiptarët për ta votuar, apo do jetë një parti që më shumë se ndryshim, do sjellë përçarje më të thellë brenda demokratëve./ Tirana Today

Tags: Alternativekërkojnëlulzim bashaopozitënshqiptarettë rete zhgenjyer

TË LIDHURA

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Aktualitet

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026
Next Post

Patozi: Bëj diferencën me ata që mendojnë se duke 'vrarë veten', do rrëzojnë qeverinë

“Popull tr*p”, Guri sulmon Veliajn:Doktor mortja po mbjell vdekjen e shqiptarëve

Tjetër incident në Kuvend/ Punonjësi i Gardës dhunon gazetaren e Tv Klan







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

by mirseda
09:34 | 09/06/2026
0

Këtë të martë, 9 qershor, maturantët po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Proces, që...

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com