Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ndryshimi i rregullores/Gjata: Hiqni nenin 73, maxhoranca kërkon të kapë opozitën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Juristi i njohur Çlirim Gjata tha se maxhoranca po luan me dy drejtime, edhe për t’u mbrojtur vetë edhe për të kapur të tjerët me propozimet për ndryshimin e rregullores. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Gjata për ndryshimet e rregullores së Kuvendit të propozuara nga maxhoranca për arrestimin e deputetëve, siç ishte precedenti me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ndryshimet e rregullores i kam parë me të njëjtin këndvështrim që u trajtua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda çështja “Tahiri”. Madje përderisa po kërkojnë të bëjnë ndryshime do të thotë se nuk e paskan pasur atë të drejtë. Maxhoranca po ia hedh ndërkombëtarëve. Çfarë po kërkohet të parashikohet në ndryshime, as më shumë e as më pak e drejta e parlamentit për të parë prova. Çfarë do ndodhë… Prokuroria do kërkojë autorizim për dhënie arresti për deputetët. Atëherë parlamenti mbi bazën e këtyre ndryshimeve i jep të drejtë vetes të shqyrtojë provat” deklaroi konstitucionalisti.

Gjata u tregua shumë i ashpër duke u shprehur kundër këtyre ndryshimeve. Ai tha se ndërkombëtarët duhet të ngrihen dhe të kërkojnë shfuqizimin e nenit 73 që lejon trajtimin ndryshe të një deputeti apo ministri nga një qytetar në raport me drejtësinë. Ai tha se kjo është shkelje e parimit të ndarjes së pushtetit dhe se parlamenti i hyn në hise pushtetit gjyqësor që është i pavarur.

Në ndryshimet e kodit të procedurës penale që ka qenë kur shkon dhe kërkohet leja…se ndryshimet janë bërë nga maxhoranca dhe dalim tek ajo kush ka frikë nga reforma në drejtësi dalim tek pyetja a është i nevojshëm neni 73 i Kushtetutës? Pse të mos barazohet ministri apo deputeti me qytetarët. Pse të mos barazohen të gjithë para ligjit, pse duhet të kemi frikë. Kemi SPAK-un e pavarur nga ndërkombëtarët. Do ishte mirë të ngriheshin ndërkombëtarët jo të merren ka thënë OPDAT kështu jo ashtu”, tha Gjata.

Ai tha se maxhoranca po luan me dy drejtime, edhe për t’u mbrojtur vetë edhe për të kapur të tjerët.

“Prokuroria i kërkon autorizim parlamenti, i shoqëruar me një relacion dhe ajo që thotë kur paraqet provat, jo të shqyrtojë provat, sepse është sekreti hetimor. Ajo thotë kam një dëshmitar të mbrojtur, jo emrin dhe as çfarë ka thënë. Janë këto përgjime jo çfarë ka në përgjime. Maxhoranca politike po luan me dy drejtime, edhe për t’u mbrojtur edhe për të kapur të tjerët. Rregullorja është akti i fundit në hierarkinë ligjore, rregullon organizmin brenda një organi. Gjithçka që kanë nxjerrë nga dera duan ta fusin nga dritarja. Pse u kujtuan tani pas çështjes Tahiri? ‘O burra ta rregullojmë’. Që t’ia hedhim me rregulloren.

Këto janë mbrapshtësi fshatare shqiptare. Merrni hiqni nenin 73. Nëse s’ke bërë diçka pse kërkon të mbrohesh. Ka diçka në prapaskenë që po luhet. Kanë informacion që diçka do të dalë nesër, ndaj kërkojnë. Nuk mundesh me rregullore të kalosh ligjin e procedurës penale. Unë të isha prokurori, do thosha ja ku e keni kërkesën, unë nuk jap prova sepse nuk kam asnjë detyrim të zbatoj rregulloren. Ti lësh ata e diskreditojnë prokurorin, apo nuk janë të aftë politikanët. Dhënia e vetes kaq shumë kompetenca do të thotë se e ke dërrmuar drejtësinë”, theksoi Gjata.

Tags: Gjatahiqnikapekerkonmaxhorancandryshiminenin 73opozitënrregullores

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Zgjedhjet në FSHF/Prokurorë, politikanë dhe biznesmenë i shohin si “tepsinë” e Ramës

72 avionë turq godasin kurdët, shumë të vrarë e të plagosur

Llullaku “braktisi” Astanën për tu bashkuar me ekipin ku shkëlqeu







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com