Lojtari i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, është duke kaluar një periudhë o të mirë në karrierën e tij. Pasi u largua nga ekipi kazak Astana, ai e pranoi edhe vetë që kjo ishte një eksperiencë e dështuar. Llullaku shkëputi kontratën me ekipin dhe u kthye menjëherë drejt Antalyas.
Aktualisht është duke u stërvitur me ekipi ku ka kaluar periudhën më të ndritur të karrierës së tij në Rumani, Gaz Metanin dhe nuk përjashtohet si mundësi që të qëndroj aty. Por vetë sulmuesi ka konfirmuar se ai është në pritje të ndonjë oferte seriozë dhe të kënaqshme, kjo konfirmon që eksperienca e tij mund të jetë diku tjetër.