Kryeministri Edi Rama është hakmarrë ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror, duke bërë që ky institucion të largojë një pjesë të mirë të drejtuesve të tij në Tiranë dhe në rrethe. Sipas ish-kryeministrit Berisha kreu i qeverisë ka kapur Shërbimin Informativ pas rrjedhjes së informacioneve prej këtij të fundit për lidhjet e Ramës me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, ku rezultuan të përfshirë oficerë të lartë të policisë dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Vetëm para dy ditëve Shërbimi Informativ Shtetëror bëri një rokadë në strukturën e tij duke kryer shkarkime, emërime dhe lëvizje të ndryshme, të cilat sipas Berishës erdhën si pasojë e sulmeve dhe presionit të kryeministrit Rama.
“Mediat njoftojnë se kryetrafikanti Edvin Kristaq Rama urdhëroi nëpërmjet vasalit të tij, ndëshkimin e 9 zyrtarëve të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar për denoncimin e tyre me raportin e famshëm zyrtar antikanabis të ish-ministrit bandit dhe trafikant Saimir Trafiku dhe 123 narkoshefave të narkopolicisë, të cilët kanabizuan anekënd vendin”, shkruan Berisha në rrjetin e tij social, Facebook.
https://tiranatoday.com/lista-furtune-ne-shish-emerime-dhe-shkarkime-pas-ikjes-se-ajazit/