Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ndryshimet në legjislacionin grek, përfitime të reja për emigrantët shqiptarë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshimet në legjislacionin grek, përfitime të reja për emigrantët shqiptarë

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin lejen biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera. Edhe pse me vonesë, shteti helen ka adoptuar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit. Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit. “Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji (zona të sigurisë, etj.); të drejtën për të ushtruar veprimtarinë për të cilën kanë marrë vizën hyrëse; kushtet e punësimit, përfshirë limitin minimal të moshës për punë, konditat e punës, përfshirë kushtet e pagës dhe të largimit nga puna, orarit të punës, të lejeve dhe ditëve të pushimit, si dhe kërkesat lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtarinë sindikale, sipas legjislacionit kombëtar, lirinë e grumbullimit, të aderimit dhe pjesëmarrjes në shoqata punonjësish apo punëdhënësish apo çdo lloj shoqate profesionale, përfshirë avantazhet që ofrohen nga këto organizata ndërmjet të cilave të drejtën e negocimit dhe lidhjes së kontratave kolektive, të gjitha këto, me rezervën e dispozitave që lidhen me rendin publik dhe sigurinë publike”, – thuhet në nenin e ndryshuar 21A të Kodit të Emigracionit.

Në këtë të fundit gjithashtu bëhet me dije se emigrantët shqiptarë në Greqi do të kenë përfitime edhe për sa i përket edukimit dhe kualifikimit profesional, njohjes së diplomave dhe aftësive të tjera profesionale, dispozitave të legjislacionit kombëtar lidhur me degët e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, aty ku ekzistojnë marrëveshje dypalëshe, emigrantët e pajisur me lejen biometrike do të marrin edhe pagesën e pensionit të pleqërisë në nivelin që parashikon legjislacioni kombëtar apo legjislacioni i vendeve anëtare të BE-së. Sakaq, ata do të kenë akses në asetet dhe shërbimet që disponohen për publikun, përfshirë procedurat për sigurimin e strehimit dhe të shërbimeve të informacionit dhe konsulencës që ofrojnë shërbimet e punësimit. Këta punonjës shqiptarë do të përfitojnë edhe nga avantazhet tatimore, me kusht që të konsiderohen se kanë banesë tatimore në territorin grek. Punonjësit që transferohen në një vend të tretë ose trashëgimtarët e këtyre punonjësve që jetojnë në një vend të tretë dhe përfitojnë të drejta prej tyre, marrin pensionet e ligjshme që u takojnë në bazë të punësimit të mëparshëm, me të njëjtat kushte si dhe kur punonjësit vendas shkojnë në një vend të tretë.

Kategoritë e përjashtuara

E drejta e trajtimit të barabartë nuk u ofrohet: Sa u përket dispozitave të legjislacionit kombëtar që kanë të bëjnë me kompensimet familjare dhe kompensimet e papunësisë, për shtetasit e vendeve të treta që kanë ardhur për studime, si dhe atyre që punojnë me vizë pune. Sa u përket kompensimeve dhe kredive studentore dhe kompensime apo kredi të tjera që kanë të bëjnë me edukim apo kualifikim profesional dhe që lejohet të punojnë me vizë pune. Sa u përket avantazheve tatimore, në rastet kur banesa tatimore apo qëndrimi i familjes së punonjësit që kërkon kompensimet nuk gjendet brenda territorit grek. Sa i përket aksesit në procedurat e strehimit për qytetarë të vendeve të treta që nuk punojnë”, – thuhet në Kodin e Emigracionit helen./GSH

Tags: emigrantetlegjislacionin greklejen biometrikeshqiptare

TË LIDHURA

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar
Aktualitet

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali
Aktualitet

Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali

17:54 | 10/11/2025
U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar
Aktualitet

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

17:52 | 10/11/2025
Next Post
Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm ku humbi jetën futbollisti shqiptar

Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm ku humbi jetën futbollisti shqiptar

Ditmir Bushati në krye të “Vetëvendosjes” në Shqipëri? Flet Albin Kurti

Ditmir Bushati në krye të “Vetëvendosjes” në Shqipëri? Flet Albin Kurti

Gabimet në përkthim, sollën tragjedinë e Hiroshimës dhe luftërat e Vietnamit e Irakut

Gabimet në përkthim, sollën tragjedinë e Hiroshimës dhe luftërat e Vietnamit e Irakut







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar
Aktualitet

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

by mirseda
20:58 | 10/11/2025
0

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes mes grupeve shqiptare në në Itali. Bëhet me dije se...

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

19:52 | 10/11/2025
Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

18:51 | 10/11/2025
Përleshje bandash në një burg në Ekuador, 27 të burgosur gjenden të varur në qelitë e tyre

Përleshje bandash në një burg në Ekuador, 27 të burgosur gjenden të varur në qelitë e tyre

18:48 | 10/11/2025
Trump kërcënon BBC-në me padi 1 miliard dollarë për fjalimin e 6 janarit 2021

Trump kërcënon BBC-në me padi 1 miliard dollarë për fjalimin e 6 janarit 2021

18:17 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com