Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshimet klimatike/ Kompanitë e naftës do dëshmojnë në Kongres

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshimet klimatike/ Kompanitë e naftës do dëshmojnë në Kongres

Drejtuesit e lartë të kompanive të mëdha perëndimore të naftës, do të dëshmojnë para Kongresit të SHBA-së, mes akuzave se ata mashtruan publikun në lidhje me ndryshimet klimatike.

Ligjvënësit demokratë thonë se seancat do të fokusohen në mohimin prej dekadash të industrisë, të rolit udhëheqës të produkteve të saj, në nxitjen e ndryshimeve klimatike.

Kompanitë thanë se shpresonin të përdornin seancat dëgjimore, për të theksuar përpjekjet e fundit, për të adresuar ndryshimet klimatike. Kjo vjen vetëm disa ditë përpara fillimit të konferencës së OKB-së, për klimën COP26.

Takimi i Glasgout shihet si një pjesë thelbësore e përpjekjeve, për të shmangur ndryshimin klimatik. Udhëheqësit botërorë do të jenë nën presion mbi planet e tyre, për të ulur emetimet e gazeve serrë, dhe në këtë mënyrë për të reduktuar ngrohjen globale.

Seancat dëgjimore përkojnë gjithashtu me përpjekjet e Presidentit Joe Biden, për të miratuar një projekt-ligj kryesor të shpenzimeve. Udhëheqësit e Kongresit po garojnë për të gjetur një kompromis me republikanët dhe demokratët e moderuar, mbi dispozitat klimatike të projektligjit përpara se Biden të niset për në Glasgow të dielën.

‘Mohimi dhe dyshimi’

Seancat dëgjimore të së enjtes do të mbahen nga Komisioni Mbikqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve. Drejtorët ekzekutivë të Exxon, Chevron dhe BP America, presidenti i Shell dhe krerët e firmave lobuese të Institutit Amerikan të Naftës dhe të Dhomës së Tregtisë së SHBA-së, do të japin dëshmi.

Përfaqësuesi Demokratik Ro Khanna, i cili kryeson Nënkomitetin për Mjedisin, tha i cituar nga “Reuters”, se seanca ishte fillimi i një hetimi një-vjeçar. “Ideja është që ata t’i pranojnë popullit amerikan atë që kanë bërë”, tha ai.

Një deklaratë e komitetit tha se industria kishte ditur për efektet e ngrohjes globale që nga viti 1977, por “për dekada përhapi mohim dhe dyshim për dëmin e produkteve të saj”.

Khanna u shpreh se shefat ekzekutivë të kompanive të reklamave dhe mediave sociale, gjithashtu mund të thirren në komitet. Kohët e fundit, disa kompani të mëdha mbështetën publikisht veprimet për të parandaluar ndryshimin e klimës, ndërsa privatisht bllokuan reformat, shtoi ai.

Khanna tha se hetimi mund të përfshijë edhe industri të tjera, duke përfshirë reklamat dhe mediat sociale. Demokratët kanë ‘tërhequr paralele’ me hetimin e Big Tobacco të Dhomës së Përfaqësuesve në vitet 1990, i cili pas muajsh dëshmish arriti në përfundimin se kompanitë e cigareve u përpoqën të fshehin provat se produktet e tyre ishin të varura dhe të dëmshme.

Përpara seancave dëgjimore të së enjtes, kompanitë e përfshira thanë se po bashkëpunonin me hetimin, dhe ishin të angazhuara për të marrë pjesë.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

TË LIDHURA

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive
Bota

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

12:32 | 01/12/2025
Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë
Bota

Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

09:25 | 01/12/2025
Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.
Bota

Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

09:02 | 01/12/2025
Next Post
Qindra breshka deti ngordhin në Meksikë

Qindra breshka deti ngordhin në Meksikë

Rusia mbyllet për 9 ditë, Putin urdhëron qytetarët të mos dalin në punë

Rusia mbyllet për 9 ditë, Putin urdhëron qytetarët të mos dalin në punë

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët
Aktualitet

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

by mirseda
13:13 | 01/12/2025
0

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit...

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

12:32 | 01/12/2025
Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

11:22 | 01/12/2025
Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com