Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ndriçim Xhepa, aktori që di të qëndrojë “me këmbë në tokë”

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT
Ndriçim Xhepa, aktori që di të qëndrojë “me këmbë në tokë”


Pavarësisht emrit që ka si aktor, kërkon të mbetet gjithmonë një njeri i thjeshtë. “Çdo sukses zgjat jo më shumë se 5 minuta, dita është më gjatë sesa suksesi, dhe jeta është e vështirë”- do të shprehej pak kohë më parë Ndriçim Xhepa, djali i aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.

Në moshën 61-vjeçare, ai është ndër aktorët më të kërkuar në teatër dhe kinematografi. Që në vogëli e pati ndjekur të ëmën gjatë provave për shfaqje të ndryshme, dhe ndryshe nga vëllai që u bë mjek, vendosi të ndjekë gjurmët e të ëmës.

Debuton në fund të viteve ’70 në kinematografinë e kohës, duke mbetur fillimisht brenda kontureve të personazheve të soc-realizimit, për të krijuar gradualisht gjatë viteve ’80 profilin e tij të veçantë, që dilte natyrshëm më në pah sa herë që luante personazhe problematikë apo negativë.

Në këtë aspekt e ndihmonte jo pak temperamenti i tij emocional, i shoqëruar me shpërthimet e befta.

Por jo më pak edhe arketipi i djaloshit rebel, me një buzëqeshje ironike dhe vështrim shpotitës. Bashkëkohësit e mbajnë mend si një ndër djemtë e preferuar për vajzat e kryeqytetit, ndërsa shumëkush përmend lidhjen e tij fatkeqe me aktoren tjetër të njohur Eva Alikaj, e cila nuk u kurorëzua për shkak të refuzimit të së ëmës së tij, Margaritës.

Ndonëse e ka hedhur poshtë ndikimin e të ëmës në jetën e tij personale, ka qenë regjisori Kristaq Mitro ai që e ka pohuar publikisht ndërhyrjen e Margaritës kundër lidhjes së dy aktorëve të rinj.

Vetë Eva Alikaj e rikthyer pas një kohe të gjatë në emigracion në jetën aktive artistike të vendit, është shprehur se Çimi ka qenë dashuria e jetës së saj.

Është abuzive të aludohen motivet, por një arsye e jep padashur vetë Xhepa, kur në një intervistë pas martesës së tij me një financiare banke, pohon se nuk kishte dashur vetë që gruaja e tij të ishte aktore, kryesisht për shkak të sakrificave të mëdha që kërkon një profesion i tillë.

Si shumë artistë të tjerë të njohur, edhe ai u bë në një moment të shkurtër pjesë e politikës shqiptare, duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet tejet të kontestuara të majit 1996.

“Karriera” e tij përfundoi me legjislaturën jetëshkurtër të atij parlamenti, pas shpërthimit të trazirave të vitit 1997.

Jo thjesht për ato që rrodhën më pas, kujton se salla e Kuvendit të Shqipërisë nuk i dha fali asnjëherë emocion, respekt apo mallëngjim, duke e shpjeguar angazhimin e tij si aksidental, si një përfshirje në vorbullën e rrëmujës së kohës.

Xhepa mban një raport racional me mediat, shfaqet rrallë në intervista, dhe kryesisht në shtypin e shkruar. Nuk i pëlqen të bëjë apo t’i bëhen lajka.

Është i drejtpërdrejtë në mendimet apo kritikat që artikulon kryesisht mbi problemet e teatrit, filmit apo jetës kulturore në përgjithësi, duke iu shmangur personalizimeve.

Ndërkohë në plan të parë ka gjithmonë familjen e tij, bashkëshorten, djalin Martinin, dhe nënën. Margaritën, për sëmundja e të cilës pak kohë e privoi nga pranimi i një sërë rolesh në teatër dhe film.

Të qëndruarit me këmbë në tokë, të punuarit me profesionalizëm, dhe sigurisht talenti i spikatur, e bëjnë Ndriçim Xhepën modelin e një artisti të pakohë që vazhdon t’i japë vlera skenës shqiptare.

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: aktoridikembeNdriçim Xhepaqëndrojëtoke

TË LIDHURA

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale
Aktualitet

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
Next Post
Shqipëria e korruptuar në BE? Eksperti rumun: Integrohet si Bullgaria

Shqipëria e korruptuar në BE? Eksperti rumun: Integrohet si Bullgaria

Albin Kurti fiton Vetëvendosjen/Iku si lider, rikthehet si kryetar

Albin Kurti fiton Vetëvendosjen/Iku si lider, rikthehet si kryetar

Monikës nuk i plas për 21 Janarin: Në bulevard për të shporrur Ramën

Monikës nuk i plas për 21 Janarin: Në bulevard për të shporrur Ramën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Nuk ka më objektiva për të goditur
Bota

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Nuk ka më objektiva për të goditur

by mirseda
18:23 | 11/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me Axios se lufta me Iranin do...

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
SHBA paralajmëron civilët iranianë të shmangin menjëherë portet përgjatë Ngushticës së Hormuzit

SHBA paralajmëron civilët iranianë të shmangin menjëherë portet përgjatë Ngushticës së Hormuzit

18:20 | 11/03/2026
Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

Media belge: Në Shqipëri gjykatat në favor të gazetarëve, mbyllja e TikTok cenon lirinë e fjalës

18:12 | 11/03/2026
Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

18:10 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com