Vrasja e gjeneralit Iranin ka nisur një spirale të rrezikshme përgjigjesh dhe kundërpërgjigjesh të cilat përveç tensionit të prodhuar, dëmit financiar, rrezikojnë të çojnë botën në një konflikt të ri global.
E në këtë kuadër, Irani ka bërë lëvizjen e radhës. Sipas një deklarata të Teheranit zyrtar, Irani nuk do t’i përmbahet më asnjë prej kufizimeve bërthamore të vitit 2015 dhe do të vijojë programin për pasurimin e uraniumit.
Kujtojmë që marrëveshja bërthamore e 2015 ishte një pakt ku Irani pranonte të kufizonte aktivitetin bërthamor dhe të lejonte inspektorët ndërkombëtar të kontrollonin. Nga ana tjetër, në këmbim ndaj Teheranit do të binin disa perj sanksioneve ekonomike.
Kjo lëvizje e Iranit është një lëvizje e rrezikshme, pasi tashmë Irani ka “dorë të lirë” në zhvillimin e një programi bërthamor në prodhimin e armëve atomike. Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump braktisi marrëveshjen në vitin 2018, duke thënë se ai dëshironte të detyronte Iranin të negociojë një marrëveshje të re që do të vendosë frenime të tjera më të forta në programin bërthamor dhe gjithashtu të ndalonte zhvillimin e raketave balistike.
Më parë sot, deputetët irakiane miratuan një rezolutë që kërkonte që trupat e huaja të largoheshin nga vendi pas vrasjes së Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit të Premten. Rreth 5,000 ushtarë amerikanë janë në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik.